Futboll Sport

DYSHJA SULMUESE MË “E BUKUR” E ITALISË/ Vlahoviç-Kieza gati të frikësojë Atalantën

Një dyshe që shpërthen nga dëshira, entu ziazmi dhe golat. Dushan Vlahoviç dhe Federiko Kieza janë njohur së bashku te Fiorentina, por luajtën vetëm në sezonin 2019-2020, më pas e rigjetën njëri-tjetrin në janar 2022 te Juventusi, ndonëse në një vit e gjysmë luajtën shumë pak me njëritjetrin. klxcklc

Kjo pasi kur sulmuesi serb zbarkoi në Torino (janar 2022), ndërsa italiani sapo ishte dëmtuar e operuar. Sezonin e kaluar u shkartisën në fushë në pak raste, duke luajtur vetëm fragmente të vogla mes tyre. Madje, edhe kundër Leçes të shtunën, Vlahoviç mungoi për dhimbje në shpinë (në vend të tij Arek Milik), por ballkanasi është rikthyer në dispozicion dhe kandidohet për një bluzë titullari kundër Atalantës, në sulm pikërisht me mikun dhe vëllain e tij të golit, Kiezën. Deri ani, Dushan dhe Federiko kanë qenë thesari i “Zonjës së Vjetër”, duke shënuar 8 gola së bashku në 6 ndeshje, por në të njëjtën kohë kjo shifër i bën edhe dyshen më të rrezikshme të Serisë A, deri tani. Asnjë skuadër tjetër italiane nuk ka pasur një kontribut të tillë nga ana e sulmuesve të saj titullarë si Juventusi. Ashtu sikurse asnjë skuadër tjetër që është pretendente për t’u kualifikuar në Champions nuk ka një varësi kaq të lartë nga reparti ofensiv. Masimiliano Alegri, duke përfituar edhe nga ndalesa e Interit kundër Sasuolos, shkon në sulm për të synuar me forcë kreun e renditjes. Dhe ta mendosh se reparti që dukej i destinuar për t’u çmontuar në verë, fatmirësisht për “Zonjën e Vjetër” mbeti i paprekur dhe tashmë Juventusi po shijon frytet e tij.

MBRETËRIT E SULMIT Vazhdimësi bën rimë më prodhimtari dhe dy ishlojtarët e Fiorentinës kanë nisur me një ritëm të shfrenuar. Pak rotacion në miqësoret e verës, sepse ndërsa Kieza ishte titullar, Vlahoviç po merrej me kurimin e plotë të pubalgjisë bënë që të dukej sikur të dy nuk do të kishin një histori mes tyre. Por që në momentin e parë që Alegri vendosi që t’i japë një tjetër shans, Dushan dhe Federiko kanë shënuar 66.6 për qind të golave totalë të “zonjës së vjetër”. Interistët Lautaro e Turam kanë shënuar 1 më pak, njësoj si Zhiru e Leao dhe ndoshta është kjo arsyeja që Masimiliano Alegri sivjet, sa herë i ka pasur në dispozicion nuk e ka ndërruar dyshen e tij të sulmit, teksa mesatarja e tyre ka qenë aq pozitive: “Me Vlahoviçin kam një marrëdhënie speciale. E njoh që kur ishim në Firence dhe menjëherë lidhëm një miqësi të fortë. Nuk ua them dot atë që i thashë kur hyri në fushë, sepse janë gjëra që mbeten në fushë…”, shprehej pak kohë më parë Kieza për Vlahoviçin.

PËRQINDJE REALIZUESE Marrëdhënie e tyre solide u pa qartë edhe ën Rexho Emilia, kur Kieza shënoi dhe dërgoi përkohësisht shifrat në 2-2, Vlahoviç u çua nga stoli për të vrapuar dhe përqafuar mikun e tij. Harmonia është sovrane në të gjithë repartin ofensiv bardhezi, duket qartë se nuk ka xhelozira apo gjëra të tjera si këto, pasi të gjithë punojnë që të jenë gati kur u kërkohet dhe qofshin në fushë apo në stol, e vetmja garë personale që kanë me njëri-tjetrin është se kush të festojë më shumë se të tjerët, për të mirën e skuadrës. Kundër Leçes, realizueshmëria e repartit sulmues u rrit në 9 gola, duke qenë se Milik me goditjen e tij mjaftoi për tri pikët e radhës, pasi zëvendësoi një Vlahoviç me dhimbje në shpinë, por serbi në fund ishte i lumtur, njësoj sikur të kishte shënuar vetëm apo qoftë edhe Kieza. Dhe nëse Kieza-Vlahoviç ishte dyshja më e mirë se Serisë A deri tani me 8 gola, nëse i shtojmë asaj edhe rezervën e parë, torinezët numërojnë 9 gola, ose e thënë ndryshe ky repart ka shënuar 75 për qind të golave të të gjithë skuadrës. Dhe diçka të tillë nuk e gjen as në treshen e parë sulmuese të Interit, Milanit, Atalantës, Lacio e Romës, duke i bërë këto skuadra që të nisin të dridhen disi tani nga Juventusi, i dikur i çopëtuar pas sezonit të kaluar.

ÇFARË STARTI – Sulmi më në fund është rikthyer që të jetë pika e fortë e “Zonjës së Vjetër”, njësoj siç ndodhte kur aty përpara luante ajka, “killer serialë” si Kristiano Ronaldo, Gonzao Higuain, Paulo Dibala apo edhe Karlitos Tevez. Sezonin e kaluar për shembull, në të njëjtën periudhë dhe duke i llogaritur të gjitha sezonet, reparti sulmues i Juves numëronte vetëm 45 për qind të golave totalë, ndërsa sivjet siç u theksua më lart është 75 për qind. Për të gjetur një mesatare të tillë, apo qoftë edhe të përafërt të sulmit të Juves duhet të rikthehemi në sezonin 2020-2021 (70 për qind), i cili është edhe viti i titullit të fundit kampion të Juventusit. Dhe pse jo, të gjithë mund të shpresojnë se sivjet kanë vërtet një shans të madh për t’u rikthyer në fronin e Serisë A.

Related posts

NË KRIZË TË ARDHURASH? Reali nxjerr në ankand dy mesfushorët

F.autor

EURO 2020/ Italia bën “9 ballë”, goleada nga Spanja dhe Zvicra

Delo.autor

COVID-19/ Ndryshon protokolli i Serie A prej pandemisë: Detyrim për të luajtur me të paktën 13 lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment