Futboll Sport

RUSI 2018/ Meksikë-Suedi, një pikë mjafton për meksikanët

Meksika vjen në këtë ndeshje me një moral të lartë pas dy fitoreve të marra në dy ndeshjet e para të Grupit F dhe më vetëdijen se një barazim do t’i mjaftonte për të siguruar vendin e parë.

Suedia, nga ana tjetër, e nisi aventurën ruse me një fitore ndaj Koresë së Jugut, por u befasua në minutën e fundit kundër Gjermanisë, që fitoi me rezultatin 2-1. Ndërkohë, pas suksesit befasues të marrë në ndeshjen hapëse kundër kampionëve në fuqi, Meksika ka treguar se ka disiplinën e duhur në mbrojtje dhe një sulm të rrezikshëm.

Trajneri i tyre, Juan Carlos Osorio, do të kërkojë të shfrytëzojë kundërsulmin kundër suedezëve, duke e ditur se një pikë do të ishte e mjaftueshme.

Suedia ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka bërë paraqitje të mira deri tani. Në fakt, ata kanë qenë vetëm pak sekonda larg kualifikimit në ndeshjen kundër Gjermanisë. Për sa i takon përballjeve direkte, Suedia ka marrë 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, edhe pse tre nga këto katër takime kanë qenë miqësore.

Ndeshja e fundit zyrtare mes këtyre dy ekipeve është luajtur në Botërorin e 1958-ës, i organizuar në Suedi, dhe vendasit kanë fituar 3-0 në fazën me grupe.

Shifra dhe Fakte
– Suedia nuk ka pësuar gol në tre nga pesë ndeshjet e fundit dhe gjashtë nga dhjetë të fundit (në të gjitha kompeticionet).
– Meksika ka humbur vetëm dy nga dhjetë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet (6 fitore, 2 barazime, 2 humbje).

Related posts

E FUNDIT/ Dy miqësore për Shqipërinë e Mustedaganic, publikohet lista e lojtarëve

Sadik.Autor

Sassi tregohet i saktë nga penalltia, Tunizia vendos baraspeshën (VIDEO)

Sadik.Autor

Flamurtarit s’i ndahen problemet, Duros tani duhet t’i dhembë koka

Sadik.Autor

Leave a Comment