Bundesliga Futboll Sport

Lewandowski e pranon se do të largohet, ja destinacioni i polakut

Robert Lewandowski prej kohësh është lidhur me një kalim në Madrid, megjithatë gjithçka duket se do të finalizohet në këtë merkato vere. Gjigantët e Real Madridit thuhet se janë gati të bëjnë një ofertë për të nënshkruar me sulmuesin e Bayern Munchen. Agjenti e Lewandowski -t, Pini Zahavi e ka bërë tashmë të qartë se polaku do të largohet nga ekipi bavarez këtë verë.

Real Madridi, Chelsea dhe Manchester United kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e sulmuesit polak, i cili shënoi 29 gola në Bundesliga sezonin e kaluar për Bayern. “Kicker” raporton se Real Madridi është i vendosur të bëjë një ofertë për sulmuesin 29-vjeçar këtë verë. Oferta do të vijë disa javë pasi “Los Blancos” kishte ofruar një marrëveshje shkëmbimi për Bayern duke propozuar përfshirjen e francezit Karim Benzema në marrëveshje.

“Jam 29 vjeç dhe mendoj se mund të luaj akoma për shumë vite, nëse nuk dëmtohem”, tha Lewandowski  për “Players Tribune”. “Do ta shohim, e di se kam qenë në Gjermani për tetë vjet dhe kujtoj se disa vite më parë kam thënë se nuk do të qëndroj gjithë karrierën time në një kampionat, kjo është e sigurt”, vazhdoi ai. Më parë këtë muaj, agjenti Pini Zahavi tha se Lewandowski  po kërkonte një sfidë të re, pasi ai hyn në vitet e fundit të karrierës së tij.

I pyetur se cili trajner kishte ndikimin më të madh në karrierën e tij, Lewandowski  tha: “Mendoj se është Pep Guardiola, sepse unë flisja shumë me atë për atë që duhet të bëja. Ai gjithashtu më pyeste shumë për atë që mendoja për pozicionin, ku ndihesha më mirë, sepse ai nuk luajti si sulmues. Ndonjëherë ai më thoshte: “Ti je më i miri dhe më mirë se unë në këtë pozicion”. Polonia i tha lamtumirë Kampionatit Botëror, sepse Robert Lewandowski  nuk u zhbllokua. Sulmuesi i Bayern u përpoq, por pa rezultat duke u larguar në një mënyrë të turpshme.

Related posts

“DY EKIPET DHANË MAKSIMUMIN”/ Flet presidenti Duka: Incidenti para ndeshjes i shëmtuar, uroj të…

Delo.autor

Vëllazërorja me Kosovën, Balaj: Ishte festë për kombin, rezultati kalon në plan të dytë

Sadik.Autor

“JAM NË TOP FORMË”/ Messi: Mezi pres të rinis kampionati, ja çështja “Lautaro”…

Delo.autor

Leave a Comment