Futboll Sport

RUSI 2018/ Panama-Tunizi luhet vetëm për krenari dhe statistikë

Në “Mordovia Arena” do të zhvillohet një ndeshje për krenarinë mes Panamasë dhe Tunizisë, duke parë se të dy ekipet janë eliminuar nga Kupa e Botës.

Të dy këto skuadra kanë arritur të shënojnë në ndeshjet e fundit. Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy kombëtareve. Roman Torres u kthye në heroin e Panamasë me golin e parë të realizuar për kombëtaren e tij në një Kupë të Botës, në ndeshjen e luajtur kundër Anglisë dhe do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë në ndeshjen e së enjtes.

Ndërkohë, lojtari më i rrezikshëm i Tunizisë është Wahbi Khazrri, i cili ka shënuar kundër Belgjikës dhe ka realizuar nëntë gola në 24 ndeshjet e luajtura me Rennes në Ligue 1. Për sa i takon statistikave, Panamaja ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit.

Tunizia, nga ana tjetër, ka pësuar të paktën një gol në pesë ndeshjet e fundit. Në fund, Panamaja ka shkaktuar dy penallti dhe është skuadra që ka marrë numrin më të madh të kartonëve të verdhë në këtë Botëror (tetë).

Related posts

11 VITJE PRITJE/ Spanja rikthehet në majë, De La Fuente: Kemi arritur diçka të jashtëzakonshme

F.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Dyshime për një penallti, shikoni nëse kanë të drejtë “Bardheblutë” apo jo… (VIDEO)

Delo.autor

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Delo.autor

Leave a Comment