Futboll Sport

RUSI 2018/ Japoni-Poloni, aziatikët kanë tre rezultate në dispozicion

Japonisë (katër pikë) i mjafton një barazim në ndeshjen e fundit të Grupit G kundër Polonisë së eliminuar për të siguruar kalimin në 1/8-at. Pas fitores 2-1 të marrë në ndeshjen e parë kundër Kolumbisë, Japonia mori një barazim 2-2 në takimin e dytë kundër Senegalit.

Aziatikët mund të kualifikohen edhe me një humbje, nëse Senegali mund Kolumbinë. Polonia, nga ana tjetër, ka zhgënjyer në të dy ndeshjet e luajtura në grup, duke u mundur 2-1 nga Senegali dhe 3-0 nga Kolumbia. Kjo e këtij viti ka qenë pjesëmarrja e parë e Polonisë në Kupën e Botës, në 12 vite, dhe gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Një lojtar që mund të bëjnë diferencën në këtë takim është, Honda, i cili u bë japonezi i parë në histori që shënon në tre botërorë të ndryshëm. Ai do të ketë përballë Wojciech Szczęsny, që ka pësuar pesë gola në dy ndeshjet e para.

Shifra dhe Fakte

– Nëse Japonia mbetet e pamposhtur, kjo do të jetë hera e parë që nga Botërori 2002 që ata nuk pësojnë humbje në tri ndeshje të njëpasnjëshme të Kupës së Botës.

– Japonia ka pësuar gol në secilën prej nëntë ndeshjeve të fundit dhe të dy ekipet kanë shënuar në shtatë prej tyre.

– Polonia ka pësuar të paktën dy gola në katër nga pesë ndeshjet e fundit.

– Polonia, që ka humbur dy ndeshjet e para të grupit, nuk humb tri radhazi në të gjitha kompeticionet që nga 2013-a.

Related posts

SERGIO RAMOS DHE PIQUE PUTHEN NË BUZË/ Dy rivalët e urryer vijnë si asnjëherë më parë në Spanjë (FOT

Delo.autor

Agjenti i Kalinic, kërkon klub për lojtarin e tij

Sadik.Autor

SULMON YLLIN E PORTUGALISË/ Legjenda Kin: Felix është një mashtrues, vendi i tij kishte nevojë për…

Delo.autor

Leave a Comment