Futboll Sport

Sot mund të vendoset Europa, Partizani dhe Skënderbeu në ankth

UEFA i ka kërkuar Partizanit që të tregohet i duruar në kërkesën që i nisi para disa ditësh, në lidhje me konfirmimin për pjesëmarrjen në Ligën e Europës. Por ky vendim po zgjat pak si shumë për Partizanin dhe Skënderbeun, të cilët mbeten të paqartë në nisjen e punës për Kupat e Europës.

Nëse pezullohen korçarët, të kuqtë me shpejtësi duhet të nisin punën për ndeshjen e parë të Ligës së Europës që, sipas kalendarit, luhet më 12 korrik. Gjithsesi, pritja e gjatë e të dy klubeve mund të marrë fund brenda dy ditësh. Sipas lajmeve që vijnë nga të dy kampet, pritet që sot ose nesër kryeqytetasit të jenë të qartë me vendimin që UEFA do të marrë për Skënderbeun. Pra, sot ose nesër pritet të mësohet përfundimisht edhe fati i pjesëmarrjes së “demave” në Ligën e Europës për këtë sezon. Në të kundërt, puna do të nisë vetëm për sezonin e ri.

Related posts

HUMBJA NDAJ MAQEDONISË SË VERIUT/ Low “Shpërthen”: Bëmë shumë gabime, nuk ishim kurrë të rrezikshëm dhe…

Delo.autor

Ronaldo po shkon te Juventusi, shikoni si reagon Modriç që ndodhet në Rusi (VIDEO)

Isa.Autor

Rivaliteti mënjanë, tifozët e Sitit i urojnë shërim të shpejtë Fergusonit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment