Futboll Sport

RUSI 2018/ Prostituta dhe alkool, skandali që ka ndezur Meksikën para Botërorit

8 lojtarë të kombëtares, 30 prostituta dhe një festë me seks dhe alkool. Ky është skandali që ka ndezur Meksikën vetëm pak ditë para fillimit të Botërorit. Sipas revistës “TV Notas”, pas miqësores me Skocinë në stadiumin “Azteka”, që u fitua 1-0 nga vendasit, lojtarët e skuadrës “Tricolor” kanë organizuar një festë private në kryeqytet, ku kanë konsumuar pa masë alkool në shoqërinë e prostitutave të rangut të lartë në këmbim të një shume të madhe parash. Festa mësohet se ka zgjatur deri në mëngjes, me prostitutat që hynin e dilnin nga ambienti ku po festonin 8 lojtarët e Meksikës.

Janë zbuluar madje edhe emrat e lojtarëve që festuan në mënyrë të shfrenuar. Ata janë: Memo Ochoa, Carlos Salcedo, Hector Herrera, Jesus Gallardo, vëllezërit Giovani e Jonathan Dos Santos, Raul Jiménez dhe Marco Fabían. Aktualisht, të gjithë të grumbulluar me kombëtaren në Danimarkë, ku më 9 qershor do të luajnë miqësoren e fundit para Botërorit me Rusinë. Meksika do të debutojë në “Rusi 2018” me Gjermaninë më 17 qershor.

Related posts

“I LINDUR PËR DASMA”/ Te Napoli kërcejnë me muzike shqiptare në dhomat e zhveshjes (VIDEO)

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Gary Lineker: Ju tregoj se përse MESSI nuk është NJERËZOR

Isa.Autor

“Kupa e Italisë”, rekord tifozërie në stadiumin “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment