Futboll Sport

PREZANTIMI ZYRTAR/ Tirana publikon FOTOT: Ja UNIFORMAT e reja

Sezon i ri, uniforma të reja. Eshtë një rregull i pashkruar ky në futboll, ndaj nuk mund të bënte përjashtim edhe Tirana. Klubi më i titulluar i futbollit në Shqipëri rikthehet në Superiore, pas një viti migrim në Kategorinë e Parë, diçka që nuk e kishte provuar kurrë. Ringritja ka filluar që andej, me trajnerin Ze Maria, ndërkohë që kësaj vere grupi bardheblu është konsoliduar me përforcime të konsiderueshme, në emër të “Tiranës Superiore”.

Një ditë para ndeshjes së javës së parë të kampionatit të 80-të kombëtar të futbollit, Tirana ka prezantuar fanellat e reja për sezonin në vazhdim. Fanella e parë mbetet me ngjyrat tradicionale, bardhë e blu, por me disa ndryshime të vogla (shiritat që ndërpriten në pjesën e kraharorit), që e bëjnë disi më të veçantë. Uniforma e re do të debutojë në sfidën e shtëpisë me Kamzën, në javën e parë të Superiores.

Related posts

KËRKOI LARGIMIN NGA “BERNABEU”/ Milani tenton transferimin e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

SERIE A/ Hamsik e mbyll me Napolin: Dua të provoj diçka tjetër

Sadik.Autor

Kontaktet me Çelsin? Hysaj fluturon drejt Londrës…

Sadik.Autor

Leave a Comment