Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Rusi 2018/ Stilet më të çuditshme të flokëve në historinë e Botërorëve (FOTO)

Jemi në verën e vitit 2002. Dhe në për plazhe, përveçse mund të shihje një numër të madh djemsh që mbanin veshur fanellat e lojtarëve të preferuar, ka pasur nga ata që përpiqeshin të imitonin të paimitueshmin: Luis Nazario de Lima Ronaldo. Jo, jo: nuk bëhet fjalë për pasime, stilin e lojës, asnjë nga këto; por për një “gjysmë hëne”. Tek flokët.

Një stil i veçantë. Në këtë mënyrë u shfaq Ronaldo. Një gjetje e zgjuar, por e shëmtuar. Arsyet i shpjegon vetë Ronaldo “Në atë kohë unë isha në 60% të formës, kisha dhimbje në ije dhe të gjithë po flisnin për këtë dhe lëndimet e mia, kështu që vendosa të prisja flokët në një mënyrë ndryshe nga zakonisht. Nuk folën më për dëmtimin tim duke u fokusuar vetëm tek stili dhe kjo gjë vazhdoi deri në fund të turneut “. Ai kishte të drejtë.

Në ditët e fundit, në atë eveniment të pabesueshëm që është Kupa e Botës, ku Italisë i është ndaluar hyrja, është shfaqur një Super-Sayan japonez i nivelit më të lartë: Yuto Nagatomo. Dhe në këtë mënyrë mbrojtësi i kthyer tek Inter pas huazimit nga Galatasaray, hyn me të drejtë në atë grup të vogël të lojtarëve të cilët, me pamjen e tyre, kanë lënë shenjën e tyre në Kupën e Botës. Kujtojmë  Abel Xavier dhe Rumaninë në ’98, dhe vazhdojmë me Youton shembullin e fundit, kushtuar pamjes së lojtarëve në Kupën e Botës. Gjithcka ka filluar nga Italia ’90 deri në Rusi 2018.

Related posts

Lajmi Real Madrid apo Liverpool fiton Championsin/ Ronaldo çmend fansat me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Pas barazimit me Holandën, Bonaventura shokon opinionin futbollistik me deklaratën e tij

Sadik.Autor

REAGON PËR KRIJIMIN E SUPER LEAGUE/ Trajneri Guardiola: Ky nuk është sport, nuk ka sukses nëse…

Delo.autor

Leave a Comment