Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ KUKËSIT/ Shkëmbi: Ishim thuajse perfekt, e humbëm ndeshjen në vetëm 10 sekonda

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, mendon se nuk ka çfarë të kritikojë skuadrën sot pasi ekipi i tij kishte dominuar kundër Kukësit. Në “SuperSport”, ai theksoi se ekipi kishte bërë mirë përtej 10 sekondave të aksionit të golit të verilindorëve.

“Mendoj që ishte një moment, një gabim shpërqendrimi të mbrojtjes. Duhej ta zgjidhnim. Mendoj se po kontrollonim lojën si gjatë 90 minutave, bëmë një gabim në rreshtim e mospërqendrim. Pavarësisht se u munduam, nuk ia dolëm të barazonim.

Në futboll nuk ka asnjëherë që të kesh skuadrën në 100%. Ne e bëmë shumë mirë, përveç atij momentit të golit. Për këtë komplimentoj lojtarët, pastaj ka momente sidomos në pjesën e parë, mund ta kishim nisur në avantazh e nuk ia arritëm. Futbolli kështu e ka.

Nuk mendoj se humbëm në 25 minutat e parë, mendoj se e humbëm vetëm në 10 sekondat e golit. Pjesa tjetër thuajse ishte perfekt. Komplimentoj skuadrën se gati në shumicën e kohës bëmë atë që ishim përgatitur. Patëm raste për të shënuar, kundërshtari na rrezikoi vetëm në 1 apo 2 momente, është një kundërshtar që në çdo ndeshje ka shënuar shumë gola e ka pasur shumë raste. Sot ishte e kundërta.

Nuk do të më pëlqente që lojtarët të vuajnë ndeshjen e parë në Tiranë se pretendojmë që janë profesionistë. Jam dakord që ndonjë e ndjen pak më shumë, në disa momente me pak qetësi mund ta zgjidhnim e ndeshja mund të ishte në favorin tonë.

I mërzitur jam vetëm për rezultatin, për pjesën tjetër nuk kam. Nuk e di se si e pritnit sot, por Dinamo është ajo që prisja unë e skuadra. Ibraimi është një aset dhe vazhdoj të mendoj që pavarësisht ndeshjeve, ai mund të ketë një moment. Sot përveç momentit që duhej të shënonte e bëri mirë, keni pëlqyer një futboll të bukur e ai është ashtu. Në momente të veçanta një lojtar si ai i bën gjërat si i mendon ai e jo si ne jashtë. Por janë vërejtje që ne të ndryshojmë e përmirësojmë.

Skuka, Haxhiu e Mihana? Janë lojtarë të rinj, nuk mund të them kohën sa i dihet, por siç kemi qenë të gjithë të rinj, këto ndeshje duhet të jenë një motiv më shumë për të bërë e dhënë maksimumin. Po rriten çdo ditë dhe e them me bindje, jam i bindur që deri në fund të kampionatit do të jenë lojtarë që do të kenë ndryshuar shumë sidomos sa i përket karakterit”, tha Shkëmbi.

Related posts

E BUJSHME/ Ancelotti i magjepsur nga mesfushori i Premier, kërkon me çdo kusht 26-vjeçarin…

Delo.autor

MILANI NË FESTË/ Vjen një LAJM I BUJSHËM para derbit me INTERIN për KUQEZINJTË

Isa.Autor

U ZYRTARIZUA TEK BARCELONA/ Griezmann tregon një sekret: Vesh fanellë me mëngë të gjata për…

Delo.autor

Leave a Comment