Futboll Seria A Sport

Sa shumë lëvizje te Roma/ Mbrojtësi ballkanas drejt Chelsea për 40 milion Euro

Roma është shndërruar në një kantier të hapur, me lojtarë që ikin e vijnë. Tifozët tashmë po bëhen gati për të përqafuar afrimin e Pastores, por edhe atë të Justin Kluivert. Ndërkohë, disa të tjerë nuk e kanë pritur mirë largimin e Nainggolan, i cili tashmë është një lojtar i Interit, por nuk mbaron me kaq. Verdhekuqtë me shumë mundësi do të humbasin edhe shërbimet e një tjetër elementi shumë të rëndësishëm, atë të mbrojtësit Kostas Manolas. Për grekun ka shfaqur interes Chelsea. Blutë e Londrës kanë gati një ofertë të parefuzueshme: 5 milionë euro në sezon për Manolas, ndërsa 36 milionë euro, që është klauzola e largimit, shkojnë për Romën.

Verdhekuqtë nuk duan që Manolas t’i braktisë, por rregullat e Fair Play-t Financiar i detyron drejtuesit e klubit të heqin dorë nga shërbimet e 27-vjeçarit. Afrimi i mbrojtësit grek është një prej dëshirave kryesore të teknikut Maurizio Sarri, i cili, gradualisht, do të fillojë të kristalizojë grupin e lojtarëve për sezonin e ardhshëm në premier league.

Related posts

“PLESHTI” FITOI PËR TË GJASHTËN HERË “TOPIN E ARTË”/ Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte…

Delo.autor

FOTO/ Ishte në tribunë për Bajernin, por Vidal festonte golin e Juventusit nga Mynihu

Sadik.Autor

 Kamza-Laçi/ Formacionet: Duro hedh në fushë më të mirët, ja si do të rreshtohen skuadrat

Isa.Autor

Leave a Comment