Futboll Ligue 1 Seria A Sport

Pistë e re për Gjimshitin, tani Balliu e ka një çmim!

Gjatë fazës përgatitore, mbrojtësi nga Presheva duhet të bindë stafin teknik për cilësitë e tij. Kështu Gasperini do të ketë mundësinë të shohë nga afër zhvillimin e mbrojtësit dhe më pas do të vendosë. Gjithsesi, për Gjimshitin nuk mundojnë ofertat dhe është Benevento që është e gatshme ta mbajë qendërmbrojtësin në ekip. Vjet ai ka zhvilluar një sezon të mirë, duke luajtur 30 ndeshje të plota në Seria A. Klubi ku luan edhe Memushaj do të rikthehet menjëherë në elitë dhe me mbrojtësin 25-vjeçar në ekip do të ishim më të fortë.

IVAN BALLIU – Metz do të pësojë ndryshime të shumta këtë verë, pasi ka rënë në Ligue 1. Normalisht do tentojnë të përfitojnë edhe financiarisht, madje i kanë vënë edhe çmimin dhe kushdo që e do duhet të paguajë 900 mijë euro për shërbimet e mbrojtësit 26-vjeçar. Goztepe në Turqi është klubi më i lakuar për të afruar Balliun, që sezonin e ri duket se do ta shohë veten larg Francës. Sezonin e fundit ai ka luajtur në 25 takime me Metz dhe 22 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Marseille-Salzburg, vendasit janë të pamposhtur në shtëpi

Sadik.Autor

“Ylli” i Argjentinës: Messi si trajner, ja çfarë na këshilloi të bënim

Isa.Autor

“Futbolli nuk do të kishte kuptim pa të”, John Cena përzgjedh lojtarin më të mirë në botë

Q.Autor

Leave a Comment