Futboll Sport

Santos paralajmëron Spanjën. Mund të mposhtim çdo kundërshtar!

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka paralajmëruar Spanjën se në Rusi, nuk ia kanë frikën asnjë kundërshtari.

Spanja dhe Portugalia do të përballen të premten nga ora 20:00, sfida e parë në Grupin B, ndërsa ndeshja tjetër do të jetë mes Iranit e Marokut.

“Nuk ka asnjë ekip perfekt dhe ne jemi gati, jemi përgatitur shumë mirë”, u shpreh Santos.

“Nuk duam të tregohemi arrogant, por kemi shumë besim. E dimë se mund të mposhtim çdo kundërshtar”, tha Santos.

“Largimi i Julen Lopetegui? Spanja është ekip i mirë, i bashkuar dhe nuk mendoj se do të ndryshojë shumëçka”. 

Related posts

E FUNDIT/ Trajneri i Portugalisë zbulon gjendjen e Cristiano Ronaldos

Delo.autor

MILANI NË PRAG/ Pellegrini: Rikthejmë Romën aty ku i takon, nesër tregojmë forcën

F.autor

Zidane: Neymar është lojtar shumë i mirë, por s’më interesojnë thashethemet

Q.Autor

Leave a Comment