Futboll La Liga Sport

Seedorf: Ja pse Vinicius dhe Rodrygo nuk do të luajnë dot te Real Madridi…

Real Madridi ka një fabrikë talentesh në Brazil dhe të fundit që do të vijnë janë Vinicius dhe Rodrygo. Dy lojtarë, të cilët nuk janë ende 18 vjeç, por kanë “verbuar” me paraqitjen e tyre në vendin e Amerikës së Jugut. I pari do të bashkohet me turneun e Madridit këtë verë, ndërsa i dyti pritet të arrijë në vitin 2019.

Por Seedorf, i cili e di se çfarë është të arrish i ri në “Santiago Bernabeu”, beson se ata nuk kanë vend në ekip sot për sot dhe do të jetë shumë e vështirë për ta, që ta arrijnë formacionin. “Real Madridi është një klub me kërkesa shumë të larta. Këto dy lojtarë nuk do të luajnë për të”, – tha ai në “SporTV”.

Holandezët mendojnë se këto “baste” të reja e kanë shumë të vështirë të arrijnë sukses në klubin e bardhë dhe për këtë jep një shembull, Fede Valverde. “Këtë vit kisha një uruguajan në komandën time te Deportivo. Ai nuk do të luajë në Madrid. Nuk do të luajë. Nëse jeni me fat, duhet të shkoni në një ekip si Porto për t’u pjekur. Dhe nëse nuk bëni mirë, të tjerët do të marrin vendin tuaj”, – shtoi ai.

Ish-lojtari i “Los Blancos” ka jetuar raste, që më tej forcojnë teorinë e tij. “Gjithkush ëndërron të luajë në Madrid dhe ne të gjithë e dimë se aty, përmbush ëndrrën profesionale të jetës, ose vdes si futbollist. Ze Roberto ishte një nga lojtarët më të mirë që pashë, por i ngjiti shkallët një e nga një. Eto’o qëndroi larg emrave të mëdhenj kur ishte 18 vjeç. Ai bëri një vit të mrekullueshëm te Mallorca dhe pastaj shkoi te Barcelona”, – shtoi holandezi.

 

Related posts

Neymar bëhet objekt i talljeve, shikoni me çfarë e krahasojnë

Sadik.Autor

Shpërthen ish-futbollisti i Vllaznisë: Hiqini ato fanella, mos dilni më në qytet

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Milani synon Papu Gomez pa shpenzuar para, ja strategjia…

Delo.autor

Leave a Comment