Sport Të tjera

Serena Williams akuza Sharapovës: Në librin e saj, ka të pavërteta për…

Dueli mes tenistes amerikane Serena Williams dhe asaj ruse Maria Sharapova nuk u zhvillua dje në grand slemin e Roland Garros, pasi Serena u tërhoq e dëmtuar dhe rusja avancoi në çerekfinale. Por kjo nuk e ka ndalur tenisten amerikane të thumbojë rivalen e përjetshme (dy tenistet kanë dueluar 21 herë mes tyre), duke folur për autobiografinë që Sharapova ka publikuar kohë më parë. “Ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty dhe nuk është diçka pozitive të shkruhet në një libër, aty kishte shumë pasaktësi”, tha Serena Williams.

“Nuk kam patur kurrë asnjë problem me Maria, ndaj u zhgënjeva kur lexova për këtë gjë në librin e saj. Unë jam nga ato që mendoj se gratë duhet të ndihmojnë e mbështesin njëra-tjetrën. Suksesi i një femre duhet të jetë shtysë për një tjetër. Para se të dënohej për doping po luante miër, ashtu sikurse edhe tani, por unë nuk kam bërë kurrë komente negative në adresë të saj. Si fans, mezi e prisja ta lexoja librin e saj, por kur e mora në dorë pashë që ishte tërësisht për mua dhe kjo s’më pëlqeu”, u shpreh më tej tenistja amerikane.

Related posts

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Roma hedh “sytë” nga lojtari brazilian…

Delo.autor

HUMBJA NË NATIONS LEAGUE/ Van Dijk: Kjo humbje është një turp

Delo.autor

MOMENTE RRËNQETHËSE/ Goli i Kosovës bën të “shpërthejë” gëzimi në “Elbasan Arena” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment