Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Zyrtare, Liga italiane përcakton afatin e fundit të merkatos

Ndryshe nga vitet e tjera, kur merkatoja mbyllej mbrëmjen e 31 Gushtit, këtë herë Seria A vjen me ndryshime. Qëllimi është që merkatoja të jetë e mbyllur para se të startojë kampionati, ndaj është vendosur data 17 Gusht, si afati i fundit për të depozituar kontratat e blerjeve të reja.

Gjithçka është bërë zyrtare nga Liga italiane e Futbollit, që njofton se do të pranojë depozitim kontratash deri të premten e 17 Gushtit, në orën 20:00, çka do të thotë se pas këtij orari, merkatoja është zyrtarisht e mbyllur.

Kujtojmë që Seria A do të startojë më 18 Gusht, ndërsa këtë herë skuadrat do të duhet të tregohen më të shpejta në merkato, për të kompletuar organikën para se të bjerë ‘gongu’ final.

Related posts

PARADOKSI TEK INTER/ Trajneri Conte, sa më pak ka topin aq më shumë fiton

Delo.autor

Flet Allegri: Ja kur do kthehet Ronaldo

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Romagnoli: Ky ishte fajtori i humbjes nga Real Betis

Isa.Autor

Leave a Comment