Futboll Sport

NJË VIT JASHTË FUSHAVE TË BLERTA/ Rikthim i rëndësishëm te Real Madrid

Pritjes i erdhi fundi. David Alaba është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Real Madrid për pjesën e mbetur të sezonit.

Anësori austriak, i dëmtuar në fund të vitit 2023, mbeti jashtë fushave të blerta për gjatë gjithë vitit 2024. Ditën e sotme, emri i tij u përfshi në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Ancelotti, në kuadër të ndeshjes së Superkupës të së enjtes, kundër Mallorca. 32-vjeçari është pjesë e Real Madrid, prej 3 sezonesh.

Rikthimi i Alaba padyshim që është një lajm i mirë, pasi klubi mbretëror po përballet me mungesa (për shkak dëmtimi) si Dani Carvajal, Eder Militao dhe Lucas Vazquez.

Related posts

Tërhiqet Juventusi, i gatshëm të pranojë ofertat për Alex Sandron

Q.Autor

Ibra-United, krisen marrëdhëniet. Suedezi drejt largimit

Q.Autor

MARADONA NUK ËSHTË MIRË ME SHËNDETIN/ Largohet si trajner i klubit meksikan

Delo.autor

Leave a Comment