Futboll Sport

Tirana shumë pranë akordit, nis bisedimet me ish-mesfushorin e Laçit dhe Partizanit

Marko Çetkoviç është emri i lojtarit që po lakohet së fundmi si afrim i mundshëm te Tirana. Ish-lojtari i Laçit dhe Partizanit, që sezonin e fundit e mbylli te Mladost Podgorica ka shprehur vetë dëshirën për tu kthyer në Shqipëri, duke lënë të hapur çështjen e bisedimeve me bardheblutë që mësohet se kanë patur kontakte me malazezin.

Edhe pse 31-vjeç, malazezi në sezonin e fundit luajti 30 ndeshje si titullar dhe mundi të shënojë 8 gola, shifër kjo jo e keqe. Nuk dihet nëse Tirana ka në plan vetëm malazezin për repartin e sulmit, pasi nuk mendohet se do ishte shumë frytdhënëse.

Ndoshta bardheblutë po mendojnë të arrijnë një marrëveshje me 31-vjeçarin për faktin e vetëm që ky i fundit ka eksperiencë në Superligën shqiptare dhe do ishte një plus për kryeqytetasit ta kishin në ekip, duke pretenduar se kostoja nuk do të jetë e lartë.

Related posts

“VARKA E SHPËTIMIT” TË TRAJNERIT/ Sarri: Ky triumf na shpëton të gjithëve në…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN E MBAPPE/ Rodriguez: Më ka thënë se do të shkojë të luajë tek…

Delo.autor

E RRALLË/ Bashkëshortja i kritikon Messin, rusi i ”shan” Ronaldon dhe kërkon divorcin

Isa.Autor

Leave a Comment