Futboll Sport

Simboli i Shqiponjës/ Gazeta zvicerane fton qytetarët t’i dërgojnë fotot e tyre… 

Gazeta e përditshme zvicerane “Blick”, u ka bërë ftesë qytetarëve përmes faqes së vet zyrtare në rrjetin social Facebook të bëjnë fotografi me shqiponjën dykrerëshe dhe t’ia dërgojnë asaj për publikim.

Padyshim, kërkesa e gazetës zvicerane është frymëzuar nga festimi i dy futbollistëve shqiptarë nga Kosova të ekipit kombëtar të Zvicrës, të cilët shënuan në fitoren 2-1 ndaj Serbisë të premten.

“Na dërgoni fotografi tuaja me simbolin e shqiponjës në [email protected], apo këtu në Facebook”, thuhet në njoftimin e Blick në Facebook.

Në fund të mesazhin, Blick ka dhe një porosi: “Ne i qëndrojmë prapa Kombëtares”. Komentues të shumtë zviceranë dhe shqiptarë kanë nisur fotografi të tyre në statusin e Blick në Facebook.

 

Related posts

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Sot mësohen katër çerekfinalistët e parë! Inter dhe Bayern me ‘një këmbë’ në fazën tjetër

F.autor

HUMBI SFIDËN NDAJ ANGLISË/ Mbrojtësi Kumbulla ëndërron Premier, por sezoni tani mund të quhet i mbyllur (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari: Penallti e padhënë për prekje të topit me dorë, protestojnë gjirokastritët (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment