Futboll La Liga Sport

S’ka vend për të te Barça, Munir El Hadadi drejt klubit të madh francez

Sulmuesi i Barcelonës, Munir El Haddadi edhe sezonin e ardhshëm mund të mos e ketë mundësinë të luajë me fanellën blaugrana. 22-vjeçari, i cili sezonin që u mbyll luajti i huazuar tek Alaves, mund të përfundojë në Francë te Marseille.

El Haddadi spikati në sezonin e fundit me Alaves, ku arriti të shënonte 14 gola, duke ndihmuar skuadrën e tij të siguronte mbijetesën, por sërish duket se nuk ka bindur drejtuesit e Barcelonës për t’i dhënë një mundësi në “Camp Nou”.

Kontrata e tij me katalanët përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që për të interesohet edhe Lille.

Related posts

U KONFIRMUAN ME COVID/ Tre lojtarët e Partizanit gjakosin Deian Boldor: I shkojnë poshtë pallatit dhe e rrahin në sy të motrës (DETAJE)

Delo.autor

SERIE A/ Atalanta dhe Napoli nuk i ndahen kreut, fitore të rëndësishme në luftën për titullin

Delo.autor

Nuk do të shohin Botërorin, të burgosurit hynë në grevë urie

Sadik.Autor

Leave a Comment