Futboll Sport

Skadojnë kontratat, Flamurtari me 4 lojtarë. Vlonjatët “peshkojnë” në Kosovë

Flamurtari i sezonit 2018-2019 duhet të ribëhet. Është fakt se pas përfundimit të muajit maj, 90% e lojtarëve kuqezi kanë përfunduar kontratat me klubin. Të vetmit që janë nën kontratë edhe për një sezon, janë lojtarët e ardhur në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për Igor Nedeljkoviç, Muarem Muarem dhe Fisnik Zuka. Ndërsa sulmuesit Mamadou Tounkara i ka përfunduar huazimi nga Lacio.

Mësohet se klubi pret që rikthehet mesfushori me tipare sulmuese, Argjent Gafuri. Ky i fundit firmosi për Flamurtarin në janar, madje u prezantua zyrtarisht, por për shkak të problemeve familjare, bëri prapakthehu në Maqedoni, duke u dhënë në formë huazimi te Renova deri në mbylljen e sezonit 2017-2018. Tashmë, vlonjatët presin që fantazisti të rikthehet, pasi i mbetet edhe një vit kontratë. Drejtuesit e klubit kanë premtuar se do të ruajnë boshtin e skuadrës që mbylli sezonin, ndërsa po shikojnë për përforcime në tregun kosovar dhe atë maqedonas.

Mirëpo, së pari klubi duhet të zgjedhë çështjen e trajnerit. Deri më tani janë lakuar emra si Skënder Gega, Mlladen Milinkoviç, Hasan Lika dhe Ilir Daja, por administratori Sinan Idrizi nuk dëshiron të nxitohet. Dështimi i sezoneve të fundit ka bërë që në Vlorë të ndryshojnë taktikë, jo vetëm për pankinën, por edhe formatimin e ekipit. Gjithsesi, fakti që çdo vit ka shumë ndryshime në përbërje, e bën edhe më të vështirë arritjen e objektivave madhore.

Mesfushori kosovar, Florent Qorraj, i cili mbylli sezonin te Besa e Pejës, është pranë marrëveshjes me Flamurtarin e Vlorës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare. Sipas “GazetaOlle.com”, palët kanë biseduar dhe pritet që të konkretizohet gjithçka në ditët në vijim. Qorraj më parë kishte nënshkruar në Shqipëri për Skënderbeun, por që nuk kishte qëndruar, duke u kthyer në Pejë.

Në këtë periudhë, veçanërisht Edmond Liçaj, njeriu që ka marrë rol drejtuesi në klubin kuqezi, ka vëzhguar disa futbollistë në kampionatin maqedonas dhe atë kosovar. Sytë e vlonjatëve janë hedhur edhe në dy skuadrat shqiptare të Tetovës, Shkëndija dhe Renova. Disa lojtarë të këtyre ekipeve pëlqehen nga Flamurtari, por gjithsesi lëvizjet konkrete pritet të bëhen pasi të emërohet trajneri i ri. Koha në dispozicion është e mjaftueshme, pasi vlonjatët nuk janë pjesë e Kupave të Europës. Ndërkohë, java e ardhshme pritet të ketë zhvillime në kampin kuqezi.

Related posts

BEFASON EVRA/ Francezi nuk lë REHAT as DERRIN, e LODH me ushtrime në …(VIDEO)

Isa.Autor

NUK E HARRON FINALEN/ Klopp godet ASHPËR RAMOSIN: “I pamëshirshëm dhe brutal”

Isa.Autor

“KATAR 2022″/ Turqia mposht me “POKER” Holandën dhe merr kreun e Grupit G

Delo.autor

Leave a Comment