Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e Milanit kundër mesfushorit “kuqezi”: Nuk e ka bërë ende hapin vendimtar, luan si…

Disa nga lojtarët që kanë kontribuar në historinë e Milanit kanë komentuar gjendjen e klubit, kontributin e Piolit dhe situatën e lojtarëve të caktuar.zambrotta1

ZAMBRO – Xhanluka Zambrota foli për momentin e Milanit nën drejtimin teknik të Stefano Piolit. Duke folur për “Corriere dello Sport”, ish-futbollisti ka komentuar ecurinë e kuqezinjve me trajnerin që pasoi Marko Xhampaolon. “Milanin e kam ndjekur dhe më është dukur shumë më mirë. Sidomos në javët e fundit. Kam parë se ekipi po rikuperohet në mentalitet teksa në fushë ka më shumë organizim. Ardhja e Piolit ka sjellë një frymë të re, ide dhe kjo shihet në fushën e lojës”.

epa000438898 Milan's Brazilian Serginho jubilates after he scored against Palermo during their Italian serie A soccer match in Milan 20 May 2005. The match ended in a 3-3 draw with Juventus winning the Italian Championship. EPA/DANIEL DAL ZENNARO

SERZHINJO – Kur shumë e lidhin emrin e tij me atë të Teo Hernandezit, ai vendos të flasë për një bashkëkombës. Serzhinjo në një deklaratë për “Sportmediaset” ka dhënë mendimin e tij për ambientimin e Lukas Paketas në Serinë A.

Sipas ish-mbrojtësit, 21-vjeçari ka ende shumë rrugë përpara në karrierën e tij, sidomos nëse kërkon të lërë gjurmë me fanellën kuqezi. “E kam parë të luajë shumë herë me Flamengon dhe kombëtaren braziliane. Në gjykimin tim shoh një lojtar të cilit i nevojitet më shumë qetësi në fushë. Duhet të rritet sepse futbolli italian është shumë më i vështirë.paketa

Paketa luan si lojtar kalçetoje dhe e përdor topin gjatë me shputën e këmbës. Sipas meje nuk e ka bërë ende hapin vendimtar të kalimit nga futbolli brazilian në atë italian”, ka deklaruar 48- vjeçari brazilian.

PORTUGEZI – Ndodhej në Itali si përfaqësues i Benfikës në vlerësimin e Zhoao Feliksit me çmimin “Golden Boy”, por nga ana e tij nuk mund të mungonte një koment për Milanin.

Teksa foli për ish-klubin e tij, Manuel Rui Kosta ka deklaruar për mediat italiane se: “Milani nuk është në pozitat më të mira të mundshme, por është një klub që në të ardhmen do të arrijë të gjitha objektivat që i ka paracaktuar vetes. Rui Kosta

Për fat, por edhe për krenarinë time, me Milanin kam fituar shumë e uroj që të kthehet sa më shpejt në nivelet e dikurshme. Dëshiroj shumë që të rikthehet të konkurrojë për tituj të rëndësishëm si titulli kampion Italie apo Liga e Kampioneve”.

Related posts

JAVA E GJASHTË NË SUPERIORE/ FSHF-ja publikon oraret e sfidave. Ja kur luhet derbi Tirana-Partizani…

Delo.autor

ÇELSI “TREMB” JUVENTUSIN ME LUKAKUN/ Tuhel: Nuk do të rrezikojmë për të marrë fitoren

Delo.autor

LUFTOJNË PËR TITULL/ Feyenoordi merr një fitore me GOLEADË në fushën e Herenveenit

Isa.Autor

Leave a Comment