Futboll Sport

FUTBOLLISTËT MË TË SHPEJTË NË BOTË/ Broja renditet i 18-ti, dominon Premier League

Prestigjozja spanjolle “Marca” ka listuar 30 lojtarët më të shpejtë në botë, ku i pari prek 40 km në orë. Në mesin këtyre futbollistëve është edhe Armando Broja, që renditet në vendin e 18-të. Sulmuesi shqiptar i Chelsea ka vrapuar deri më 35.30 km/h.

Vendin e parë e mban 23-vjeçari Sven Botman i Newcastle, i cili edhe pse i gjatë 1.93 m, është futbollisti më i shpejtë në planet me 39.21 km/h. Zakonisht më të shpejtët luajnë në mesfushë ose në sulm, ndërsa holandezi është qendërmbrojtës.

Në vendin e dytë është një tjetër 23-vjeçar që luan po në Premier League. Sulmuesi uruguajan i Liverpool, Darëin Nunez vrapon deri në 38 km/h, duke lënë pas të gjithë shokët e sulmit, si Salah dhe Firmino.

Me Te Shpejtet

Vetëm vend i tretë për Kylian Mbappe. Sulmuesi i PSG-së vrapon me 37.9 km/h. Ylli francez vitin e kaluar ishte në vend të parë, por tashmë zbret i treti. Surprizë vendi i katërt me blerjen e fundit të Chelsea, Mudryk, që vrapon me shpejtësi 36.63 km/h.

Në “top 10” të futbollistëve më të shpejtë janë edhe Dembele, Traore, Leao, Valverde dhe Davies i Bayern. Vetëm vend i 14-të për Erling Haaland dhe i 16-ti Vinicius Junior, që vrapon me 35.40 km/h.

Related posts

“BAYERN MUNICH I PABESUESHËM”/ Klopp: Pse jo një derbi gjerman në finale

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ja skuadra e re ku do të aktivizohet Majkëll Ngo

Delo.autor

NGA DASHURI NË URRJETJE/ Ja një tjetër arsye e largimit të Gareth Bale nga Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment