Futboll Sport

RUSI 2018/ Njihuni me lojtarët, e përjashtuar nga Kupa e Botës

Edhe 8 ditë na ndajnë nga fillimi i Botërorit RUSI 2018, ku skuadrat që do i Mungojnë këtij kompedicioni janë: Italia, Holanda, Turqia dhe Kili të cilat nuk arritën të kualifikoheshin mes më të mirave të turneut që do te zhvillohet në Rusi këtë verë dhe sigurisht që mungesa e këtyre skuadrave djeg.

Por përvec këtyre Kombëtareve jashtë Botërorit të Rusisë kanë mbetur edhe këta lojtar që edhe pse kanë shkëlqyer me ekipet e tyre në ligat e Europës nuk janë përzgjedhur nga trajner mes 23 lojtarve që do të përfaqsojnë ekipin në këtë Kupë Bote.

Portier

Bernd Leno është një portier që ka shkëlqyer tek Bayer Leverkusen, por nuk u përzgjodh nga trajneri i Gjermanisë mes 23 lojtarve.

I cili preferoj të merrte në Rusi portierin e Barcelonë, Ter Stegen dhe Manuel Neuer e Bayern Munchenit

Gjithashtu të njëjtin fat pati dhe portieri Joe Hart, edhe pse ka luajtur rregullisht me West Ham, nuk u përzgjodh nga Southgate mes 23 lojtarve të Anglisë  i cili preferoj si portier Butlandin, e  Stoke Cityin, Pickford e (Evertonit ) dhe Pope e (Burnley).

Mbrojtës.

Kurse mbrojtësit që mbetën jashtë Kupës së Botës janë David Luiz i (Chelseat) dhe Alex Sandro i (Juventus) që nuk u përzgjodhën nga trajneri i Brazilit Tite.

Ndërsa te Franca, Deschamps, nuk përzgjodhi mbrojtësit Debuchy, Laporte, Zouma, Digne.

Mesfushor.

Trajneri i Francës nuk është armik vetem me mbrojtësit por edhe me një mesfushor. 

Adrien Rabiot, nuk u grumbullua nga Deschamps mes 23 lojtarve që do të përfaqsojnë “gjelat” në Kupën e Botës por Rabiot nuk është vetëm sepse edhe Nainggolan, nuk u grumbullua nga trajneri i Belgjik. Jashtë Botërorit mbeti edhe Fabregas i Spanjës, dhe Jack Wilshere i Anglisë.

Sulmues

Kurse sulmuesët që mbeten jashtë Botërorit janë: Leroy Sané, talenti i Manchester City, nuk u grumbullua nga trajneri i Gjermanisë, fat të njejtë patën edhe Martial, Lacazette, Benzema dhe Payet te Franca, Mauro Icardi te Argjentina dhe Morata te Spanja.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

Roma gjen zëvendësuesin e Dzekos, luan në Barcelonë

Q.Autor

ZYRTARE/ Goditje e rëndë për pronarët e Interit, klubi përjashtohet nga kampionati. Hidhërohen tifozët

Delo.autor

MIQËSORJA/ Armand Duka LETËR tifozëve shqiptarë: Këto momente të këqija…

Sadik.Autor

Leave a Comment