Futboll Seria A Sport

DONNARUMMA E BËN BALT/ INTERI i falet ICARDIT dhe fiton derbin në frymën e fundit

Inter ka fituar në minutën e fundit të ndeshjes falë golit të Icardi-t. Ishte gabimi trashanik i Gigi Donnarumma-s që i dha fitoren Zikaltërve pak përpara fundit. Inter dominoi ndeshjen dhe në fund, megjithëse falë një dhurate bujare të portierit Kuqezi, arriti ë merrte një fitore të merituar.

Ishte Inter ekipi që kontrolloi ndeshjen që nga minuta e parë, me Milan që qëndron i tërhequr dhe pa iniciativë në sulm. Në minutën e 13’ Icardi shënon një gol që anulohet nga anësori për pozicion të parregullt. Pak minuta më pas Radja Nainggolan duhet të dilte nga fusha i dëmtuar pas dy përplasjeve me Biglia. Në vend të tij futet Valero. Në minutën e 24’ Inter mund të kishte kaluar përsëri në avantazh, por këtë herë goli mohohet nga shylla pas goditjes së De Vrij.

Milan kujtohet në fund të pjesës së parë të bëjë diçka në sulm dhe arrin të shënojë me Musacchio, por edhe ai ishte në pozicion jashtë loje. As pushimit situata nuk ndryshon, Inter është ekipi që mundohet të luajë ndërsa Milan e ka shumë të vështirë të krijojë aksione nga mbrojtja, duke u fokusuar vetëm te kundërsulmi sa herë që mesfushorët e Inter bëjnë gabime.

Inter mundohet me çdo mënyrë për të shënuar, por asnjëherë nuk rrezikon seriozisht portën e Donnarumma-s, si në 45 minutat e para. Minutat e fundit janë emocionuese, por duhej minuta e dytë shtesë që të çmendet San Siro. Pas një krosi pa shumë pretendime, Donnarumma bën një gabim fatal duke lënë portën e boshatisur për Icardi-n i cili e pranon me kënaqësi këtë dhuratë duke shënuar me lehtësi.

 

Related posts

GODITJE PËR JUVENTUSIN/ Ylli i “Zonjës së Vjetër” rrezikon të qëndrojë gjatë larg fushave

F.autor

Calderon i bindur/ Ronaldo do të shënojë 50 gola me Juventusin

Isa.Autor

FA Cup / Chelsea “ngec” ndaj Norwich, kualifikimi vendoset në ‘Stamford Bridge’

Q.Autor

Leave a Comment