Futboll Seria A Sport

I DEL NË MBROJTJE WANDAS/ Ultimatumi i Icardit: Rinovoj vetëm me një kusht

Situata mes Mauro Icardi-t dhe Inter-it po nxehet gjithmonë e më shumë.

Ndërsa klubi i ka kërkuar lojtarit dhe bashkëshortes-menaxhere të tij, Wanda Nara, që të limitojnë deklarata publike në lidhje me negociatat për rinovimin, dhe jo vetëm, çifti duket se ka humbur kontrollin e situatës.

Në fillim ka qenë Wanda që ka zbuluar se sa larg janë palët, më pas Icardi ka dalë në mbrojtje të gruas duke sulmuar “La Gazetta dello Sport”, që ka shkruar se Inter i ka kërkuar atij të gjejë një menaxher tjetër. Tani kapiteni zikaltër i është drejtuar përsëri Instagram-it për të sqaruar se nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete nga ana e klubit:

“Dua të sqaroj të gjithë lexuesit që lexojnë shkrime nga pseudogazetarë dhe gazeta serioze, të cilët shkruajnë pa ditur ose japin udhëzime që të bëhen shkrime pa patur asnjë ide të fakteve, se rinovimi im me Inter-in do të ndodhë në momentin që klubi do të propozojë një ofertë korrekte dhe konkrete”.

“Vetëm atëherë do të mund të flasim për rinovim, duke shmangur shpifjet që po përhapen tani”, ka qenë mesazhi i postuar nga Icardi.

Related posts

Milan gati 40 milionë euro për talentin e Real Madrid

Sadik.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Fillon “SHERRI” Cardiff – Nantes për 17 milionë euro

Delo.autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Pas një krosimi në zonë, Kuembembanjë ndëshkon me kokë “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment