Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 1950: Uruguai bën të qajnë 203 mijë tifozë në “Hiroshimën e Brazilit”

Në vitin 1950, Lufta e Ftohtë bëhet e nxehtë. Në këtë gjendje të tensionuar, në Brazil zhvillohet botërori i katërt.

Çuditë në këtë botëror priten nga Brazili që ëndërron më së fundi të fitojë për herë të parë dhe nga Uruguai që ka refuzuar të marrë pjesë dy herë në Evropë. Skuadra e këtij vendi të vogël kërkon të dëshmojë se nuk është më kot fitues i edicionit të parë më 1930 që e ka organizuar vetë. Lojtarët uruguaianë: Varela, Andrade, Skiafino do të dëshmojnë se ndonëse nuk kanë elegancën e zhonglerëve brazilianë, janë më racionalë, më të përmbajtur, më të thjeshtë, por, mbi të gjitha, më rezultativë se brazilianët.

Finalja dramatike midis Uruguait dhe Brazilit do të zhvillohej në stadiumin gjigant “Marakana” me 203 mijë e 850 vetë mbi shpatulla, e para dhe e fundit herë në historinë e tij me një barrë kaq të madhe.

Termi “Marakanazo” simbolizon një zhgënjim të tejskajshëm në Brazil. Kështu u pagëzua edhe humbja në finalen e Kupës së Botës kundër Brazilit, kur u mundën nga Uruguai. Askush nuk e kishte imagjinuar. Madje u cilësua edhe si “Hiroshima e Brazilit”.

Ndërkohë Italia, e cila ishte kampionia në fuqi e botës, shkoi pa shumë pretendime në kompeticionin e Brazilit. Arsyeja ishte mjaft e fortë. Pjesa më e madhe e titullarëve të ekipit përfaqësues, madje më cilësorët, humbën jetën pas rrëzimit të avionit ku vdiqën lojtarët e skuadrës së Torinos.

Kupa e Botës u zhvillua me një organizim të veçantë në edicionin e vitit 1950. Skuadrat kalonin fazën në grupe, ku kualifikohej vetëm e para. Uruguai u kualifikua pas vetëm një ndeshjeje, duke qenë se Franca refuzoi të merrte pjesë. Raundi final ishte gjithashtu një fazë grupesh më vete, ku ekipi që arrinte të merrte më tepër pikë, ngrinte trofeun. Në ndeshjen e fundit mes Brazilit dhe Uruguait, vendit organizator i mjaftonte edhe një barazim për t’u shpallur kampion bote. Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh, ata pësuan një përmbysje shokuese, duke u mundur me rezultatin 2-1, duke fituar për herë të dytë në historinë e tyre Botërorin.

Sulmuesi Ademir ishte pa diskutim heroi i paraqitjes mbresëlënëse të Brazilit në Kupën e Botës, pavarësisht fundit të hidhur. Futbollisti i Vasko de Gamës arriti të fitonte edhe “Këpucën e Artë” të kompeticionit, pasi shënoi plot tetë gola. Në vendin e dytë u pozicionua Oskar Miguez i Uruguait me tre më pak. Ademir e kaloi të gjithë karrierën e tij në Brazil, pavarësisht ofertave nga Europa.

Related posts

5 NDESHJET VENDIMTARE/ Milan në sprintin final, Pioli driblon mbi të ardhmen dhe mirëpret Ibrahimovic

Delo.autor

MARCELO E THOTË “COPË”/ Nëse lojtari më i mirë në botë LARGOHET, noramle që s’ka…

Isa.Autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Bennacer, Dalot mposht portierin kundërshtar (VIFEO)

Delo.autor

Leave a Comment