Futboll Premier League Sport

REAGON PAS KRITIKAVE PËR NDRYSHIMET E MODULIT NË SKUADËR/ Trajneri Solskjaer: “Djajtë e Kuq” e kishin përdorur këtë skemë…

Ole Gunar Solskjaer nuk i ka pranuar kritikat se ai ka ndryshuar shumë shpesh modulin e skuadrës së tij këtë sezon. Legjendat e Mançester Junajtidit, Rio Ferdinand dhe Pol Skolls, kritikuan vendimin për të luajtur me tre mbrojtës kundër Lajpcigut në eliminimin nga Champions-i javën e shkuar.

“Djajtë” e kishin përdorur këtë skemë me sukses në fitoren ndaj PSG-së në tetor, por Junajtid u mund 3-2 në ndeshjen e fundit ndaj Lajpcigut, duke mos u kualifikuar në 1/8-at e Ligës së Kampioneve dhe duke e vijuar aventurën e tyre europiane në 1/16-at e Ligës së Europës. Trajneri norvegjez e mundi Lajpcigun në “Old Trafford” 5- 0 në ndeshjen e parë, me një formacion me rreshtimin diamant në mesfushë dhe të shtunën në derbin e Mançesterit, e aktivizoi Pogbanë në të majtë në një formacion 4-2-3-1.

“Atëherë cili ishte ndryshimi në formacion, ma thoni?”, tha trajneri në konferencën për shtyp përpara transfertës së sotme me Shefilld Junajtidin në Premier Ligë. “Ishte një formacion 4-2-3-1 dhe ai është roli i preferuar i Pogbasë. Pol luajti shumë mirë dhe forma e skuadrës ishte siç ajo është zakonisht. Dy herë që kemi luajtur me 3 mbrojtës, mundëm PSG-në dhe humbëm ndaj Lajpcigut”, deklaroi norvegjezi. Ndeshja e sotme në “Bramall Lane” do të jetë e para nga 6 ndeshjet që skuadra e tij do të luajë në 16 ditë, gjatë kalendarit festiv të Krishtlindjeve. Solskjaer pranon se ai duhet të nisë të menaxhojë forcat e skuadrës së tij dhe do të tregohet i kujdesshëm me Kavanin, i cili as sot nuk do të jetë i disponueshëm për “Djajtë” si pasojë e një dëmtimi.

Related posts

PAS FITORES NDAJ CHELSEAT/ Sterling: Ishit të gjithë dëshmitarë se si…

Delo.autor

Scholes: Dy yje të United kanë nevojë për…

Sadik.Autor

INTER FLUTURON ME SANCHEZ/ Plus gjashtë nga Milan, kiliani mesazh Conte: Jam si një luan në kafaz

Delo.autor

Leave a Comment