Futboll Futboll

SPECIALE/ Dëshpëruese: Viti 2018 një periudhë zie për futbollistët dhe futbollin shqiptarë

E paimagjinueshme ta mendoje muaj më parë por i vërtetë fakti se 6 mujori i vitit 2018-të ka rezultuar një makth i vërtetë për futbollin shqiptarë në tërsi. Pas një situatë “agonie” e cila ka përshkruar kombëtaren “kuqezi” me këtë të fundit që vetëm pak ditë më parë mori dy “shuplaka” në miqësoret por edhe performanca e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare në “sallonet” e futbollit shqiptarë larg pritshmërive janë tregues të një 6 mujori jo për futbollin tonë.

Dikur lojtarë si Sadiku apo Mavraj pa harruar Gashin ishin promotorët e ekipeve respektiv, sot janë të padëshiruar dhe që askush nuk hedh vëmendjen tek ata. E njëjta histori edhe në ecurinë e kampionatit shqiptarë që më shumë se çdo vit tjetër u akuzua për gjithçka që nuk ka lidhje me futbollin, ndeshje të toleruara, arbitrim katastrofal e deri tek dënimi i Skënderbeut. Një “njollë” e cila ka paralizuar integritetin dhe “sinqeritetin e Superiores”.

Së fundmi, lajmi që shokoi të gjithë shqiptarët ishte ndarja nga jeta e një figure si Fadil Vokrri. Një personalitet jo vetëm i sportit por edhe më gjërë. Një humbje e madhe për popujt shqiptarë që së bashku me atë Europianë u “përulën” nën madhështinë e një sportisti të shkëlqyer, të një personaliteti që diti vetëm të lartësojë vlerat e kombit të tij. Natyrisht u largua nga kjo jetë vetëm fizikisht pasi emri dhe lavdia e Fadil Vokrrit do të jetë e përjetëshme.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E FUNDIT/ Doli pozitiv, Ibraimovic reagon për herë të parë: COVID-19 pati kurajon të më prekte dhe mua

Delo.autor

RINOVIMI I FRANCK KTHEHET NË ÇËSHTJE TEK MILAN/ Agjenti i Kessie: Jemi në javën e tetë të Serisë A dhe…

Delo.autor

Ndeshje e çmendur, Teuta barazon mes drithërimash Kamzën

Sadik.Autor

Leave a Comment