Basketball Sport

Stephen Curry-t spektakolar/ Warriors fitojnë edhe të dytën me Cavs

Golden State Warriors nuk bëjnë bëjnë dy gabime radhazi. Kampionët e Perëndimit, pasi fituan ndoshta edhe me fat në kohën shtesë sfidën e parë finale me Cleveland Cavaliers, në të dytën, sërish në “Oracle Arena”, nuk e vunë në asnjë moment në diskutim suksesin. Skuadra e Steve Kerr realizoi koshin e parë të përballjes dhe deri sa ra sirena për përfundimin e takimit qëndruan gjithmonë në epërsi, duke fituar 122-104 dhe çuar në 2-0 avantazhin e serisë së finales së madhe me rivalët e Lindjes.

Kur Lebron James nuk mjaftoi për Cavs kur shënoi 51 pikë në përballjen e parë, është e kuptueshme se me 29 pikë, 13 asiste dhe 9 rikuperime në të dytën, që gjithsesi mbeten statistika prej kampioni, ishte shumë pak.

Në Oakland “mbreti” i mbrëmjes ishte Stephen Curry, me 33 pikë, 8 asiste dhe 7 topa të kontrolluar poshtë koshit, ndërsa Kevin Durant nuk u sforcua aspak, duke shënuar vetëm 26 pikë për Warriors. Cavs e kuptuan se nuk mund të bën asgjë 8 minuta para përfundimit të takimit, kur Steph realizoi një trepikësh nga 9 metra, duke e çuar në +14 diferencën, 103–89. Minutat e fundit u luajtën thjesht për statistikë, sepse vendësit, të çliruar psikologjikisht, shkuan deri +23 pikë, për të fituar në fund me 19 pikë më shumë.

Tashmë dy betejat e radhës do të zhvillohen në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, aty ku LeBron James me shokë duhet të shfrytëzojnë faktorin fushë dhe të shmangin presionin psikologjik të dy humbjeve të para, për të mbajtur të gjalla shpresat për një triumf të mundshëm ndaj skuadrës që po dominon basketbollin amerikan në sezonet e fundit.

Related posts

ËSHTË KTHYER NË LIDER TË EKIPIT/ Baseli “gradon” Taulant Xhakën për sezonin e ri, ja roli i tij…

Delo.autor

ROMA-MOU TENSION I LARTË/ “Speciali” i pakënaqur, merkato mund të sjell divorc mes palëve

F.autor

PAS ELIMINIMIT NGA AJAX/ Ronaldo: E bëmë në brekë

Delo.autor

Leave a Comment