Futboll La Liga Sport

Suarez zbulon sekretet: Ju tregoj si është Messi dhe pse Neymar iku nga Barcelona

Luis Suarez ka përshëndetur “aftësinë e pabesueshme”, që Lionel Messi të mbetet i bazuar në Barcelonë, pavarësisht nga arritjet e tij rekord. Argjentinasi ka marrë nderime të panumërta kolektive, por edhe pesë “Topa të Artë” dhe një shifër mahnitëse prej 552 golash të shënuar me skuadrën katalanase.

“Leo është kolegu dhe miku im, një person i mirë dhe një njeri i madh familjar, – tha Suarez për “Kicker”. – Eshtë një njeri, me të cilin kam shpenzuar katër sezone të paharrueshme. Unë nuk shoh te Messi atë, që pjesa tjetër e botës sheh. Por, ka momente në fushë, edhe me mua, kur e kuptoj atë, se është një futbollist i madh dhe çfarë gjërash të pabesueshme bën”.

Sulmuesi uruguajan thotë se ylli argjentinas e ka ndihmuar atë për t’u përshtatur si duhet te Barça, me veprimet brenda dhe jashtë fushës së lojës: “Ne nuk jemi vetëm futbollistë, jemi edhe baballarë, kemi zakone të ngjashme dhe jemi pothuajse në të njëjtën moshë. Ne gëzojmë dhe argëtohemi, pimë kafe, ndonjëherë edhe hamë së bashku. Kjo ka rezultuar një marrëdhënie e bukur. Dhe me kalimin e kohës, edhe një besim i madh.

Në futboll është e vështirë të gjesh një mik të vërtetë, veçanërisht nëse ai luan në të njëjtin pozicion. Ka shumë ego në një skuadër futbolli, por kjo nuk ndodhi kurrë në grupin tonë te Barcelona. Kjo është provuar gjatë viteve. Ai, gjithashtu, më ndihmoi për të fituar “Këpucën e Artë”. Nuk ka xhelozi mes nesh, vetëm krenari për ndarjen e gjërave me një mik”.

Kishte një kohë, kur Suarez dhe Messi u bënë pjesë e një “tridenti” të frikshëm sulmues te Barcelona, me yllin brazilian, Neymar, duke u bashkuar me ta në njësinë shkatërruese, të quajtur “MSN”.
Megjithatë, ai duhej të largohej për te PSG në verën e vitit 2017, pasi vendosi të bëhej një transferim rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Suarez pretendon se Neymar kishte dyshime nëse ishte duke bërë zgjedhjen e duhur, përpara se të nisej drejt Francës, por 26-vjeçari është mbështetur për të përmbushur potencialin e tij të padyshimtë me kampionët e Ligue 1. “Ne biseduam me të, Messi dhe unë. Neymar na pyeti për mendimin që kishim, – sqaron Suarez. – Ai kishte dyshime. Ishte këtu për një kohë dhe kishte gjithçka, për të cilën kishte nevojë. Unë nuk mendoj se shkoi për paratë te PSG. Neymar ka synime të tjera, që dëshiron t’i arrijë në Paris”.

Related posts

“TË RINJTË E BËNIN NË BREKË NGA IBRAHIMOVIC”/ Dos Santos: Unë preferoj stilin e këtij lojtari…

Delo.autor

“NDIHEM MIRË…”/ Wanda Nara heq unazën e martesës, publikohen mesazhet e “tradhtisë” mes Icardit dhe aktores argjentinase

Delo.autor

“NOFKA E YLLIT TË JUVENTUSIT”/ ​Pse njihet Cristiano Ronaldo si “Penaldo”?

F.autor

Leave a Comment