Futboll Sport

Suedia u mund në mënyrë dramatike, trajneri Andersson gjen zgjidhje

Suedia është e zhgënjyer nga humbja shokuese që pësoi në sekondat e fundit të kohës shtesë të ndeshjes, duke e humbur sfidën me rezultatin 2-1. Ishte padyshim një fund i hidhur, pasi e nisën lojën me gol dhe përgjatë gjithë takimit patën shansin që të dilnin me një pikë nga fusha, por Kroos në fund i ndëshkoi nga një goditje dënimi.

Janne Andersson, trajneri i Suedisë e quan tragjik këtë fund, pasi nuk e ka pësuar asnjëherë në jetën e tij si trajner këtë humbje si sot. “Probabilisht ky është fundi më i vështirë i një ndeshjeje në karrierën time. Por, i gjithë grupi është i hapur, kështu që ne duhet të qetësohemi dhe të bëhemi gati për ndeshjen e radhës”.

Më tej ai kërkoi që lojtarët e skuadrës së tij të arkivojnë këtë humbje dhe të mendojnë për sfidën e radhës. Duke qenë se janë me pikë të barabarta me gjermanët, ata kanë shansin që të kualifikohen në rast se fitojnë kundër Meksikës. Çdo gjë mbetet e hapur, ndërkohë që nordikët kanë nisur që të bëjnë llogaritë përfundimtare, të cilat do të diskutohen të mërkurën.

“Ne sërish kemi një shans të shkëlqyer për t’u kualifikuar. Ne do të shkojmë të bëjmë çdo gjë që të arkivojmë këtë humbje dhe ta mbajmë larg nga dita e mërkurë. Por, emocionalisht tani ne jemi shumë të zhgënjyer që nuk morëm një pikë të vetme”, përfundoi tekniku që eliminoi Italinë në “play-off” dhe që i dha një biletë Suedisë për të marrë pjesë në Botëror.

Related posts

PASI KREU VIZITAT MJEKËSORE/ Ja fjalët që priti Dybala nga tifozët e Juventus (VIDEO)

Delo.autor

MUNDI KUKËSIN/ Daja: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, na duhet edhe një sulmues

Isa.Autor

Pas vendimit shokues të UEFA-s, ja çfarë sanksionesh priten të ndodhin te klubi i Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment