Futboll Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ “Zikaltërit” dhe Juventus në garë për mesfushorin e Premier, por lojtari dëshiron kalimin tek…

Kristian Eriksen pritet të jetë një nga emrat më të përfolur në merkaton e ardhshme, pasi janë disa skuadra në ndjekje të tij.

Lojtarit i përfundon kontrata me Totenhemin në fund të sezonit, dhe ata nuk po punojnë për rinovimin e saj, që do të thotë se Eriksen do të jetë një lojtar i lirë.

Nga kjo kërkojnë të përfitojnë Interi dhe Juventusi, të cilët prej kohësh janë në ndjekje të lojtarit, të cilin dëshirojnë ta marrin në ekipet e tyre respektive. Megjithatë mesfushori danez e ka të qartë se ku do të vazhdojë të ardhmen e tij.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, futbollisti dëshiron të kalojë te Reali, teksa diçka të tillë ia ka bërë të ditur edhe klubit madrilen. Spanjollët prej kohësh kanë qenë të interesuar për 27-vjeçarin, por asnjëherë nuk kanë mundur të gjejnë një marrëveshje me klubin e tij.

kristian eriksen

Related posts

KURORËZON CR7/ Costinha: Nuk mund ta duash atë, veç nëse je ziliqar. Te Reali u tallën me të dhe…

Delo.autor

RONALDO-JUVENTUS/ Deputeti Erion BRAÇE ka një mesazh për portugezin (FOTO)

Isa.Autor

40 TË VDEKUR DERI MË TANI NGA COVID-19/ Por Bjellorusia nuk mbyll kampionatin, tifozët marrin vendim!

Delo.autor

Leave a Comment