Futboll Sport

Tekniku i Iranit vlerëson Ronaldon/ Është pjesë e formulës magjike të Portugalisë

Portugalia diskuton një biletë për në raundin tjetër përballë Iranit dhe një fitore e mundshme kundër aziatikëve do i katapultonte në raundin me eliminim direkt.

Në prag të kësaj përballjeje, tekniku portugez i Iranit, Carlos Queiroz ka lavdëruar yllin e skuadrës luzitane, Cristiano Ronaldo, ku e ka përcaktuar si një formulë magjike që do t’i jepte Portugalisë trofeun e Kupës së Botës.
“Portugalia ka formulën magjike për të fituar Kupën e Botës, pasi ka një ekip të shkëlqyeshëm, por gjithashtu ka një lojtar si Ronaldo që bën dallimin. Ka gjithmonë një Maradona, një Bobby Charlton, një lojtar në një ekip të madh që bën një ndryshim, sepse Portugalia është Ronaldo.

“Portugalia është kaq e fuqishme dhe për mua janë një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Pra, për të qenë këtu duke e ditur se jemi ende gjallë dhe duke luftuar për ëndrrat tona dhe një kualifikim historik për raundin e dytë me një skuadër si Portugalia më bën të lumtur lojtarët janë shumë krenarë “,-tha Queiroz për “Mirror”.

Ronaldo ka shënuar deri tani katër gola në Kupën e Botës.

Related posts

DORTMUND DO SABITZER/ Bayern nuk pranon më pak se 15 milionë euro

F.autor

MESAZHET VUDU DHE JETA E VËSHTIRË E NËNËS SË TIJ/ Ja pse Lukaku u tërbua nga ofendimet e Ibrahimovic në derbi…

Delo.autor

Zbulon ekipi i ri për Nabil Fekir, nuk është Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment