Futboll Sport

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që kanë shkëlqyer në Kupën e Botës “RUSI 2018”

Jemi në ethet e Botërorit dhe në këtë turne ekzistojnë disa yje të mëdhenj të cilët tashmë kanë përkulur muskujt e tyre në Kupën e Botës Rusi 2018 si: Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Harry Kane, Toni Kroos, Diego Costa, Ivan Rakitiç, Carlos Vela.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Kupën e Botës , përveç yjeve, ka gjithmonë lojtarë që befasojnë dhe përfundojnë si lojtarë kryesorë të ndeshjeve.

AlpeNews.al ka përzgjedhur disa nga lojtarët që po shkëlqejnë në këtë turne madhor.

Denis Cheryshev

Në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës, ai e filloi si zëvendësues, por një 20 minuta në ndeshjen e parë  ishte njeriun i cili i dhe një rezultat pozitiv Rusisë.

Denis Cheryshev goditi shënoj dy gola në debutimin e tij kundër Arabisë Saudite dhe një tjetër kundër Egjiptit. Edhe pse ai nuk ka pasur vitin e tij më të mirë në Villarreal, ai po shkëlqen me kombëtaren ruse në këtë turne të Kupë së Botës.

Aleksandër Golovin

Mesfushori i ri i CSKA Moskës është një nga lojtarët kryesorë të Rusisë në  këtë Botëror.

 Paraqitjet e shkëlqyera kanë tërhequr vëmendjen e klubeve prestigjioze si Barcelona, ​​Juventus dhe Chelsea. 

Ai gjithashtu shënoi një gol në ndesshjen kundër Arabisë Saudite.

Mile Jedinak,

Mesfushori australian i cili luan për Aston Villa, ka bërë dy paraqitjet të përkryera me vendi i tij, ai është: i sigurt, i zgjuar dhe i ashpër, ka dhënë një ndjenjë të udhëheqjes dhe qetësisë në mesfushën e “kangurve”.

Të dy golat në Kupën e Botës me Australisë kanë ardhur nga Jedinak duke u dhënë Australisë një shancë që të mbeten në këtë turne.

Ante Rebiç

Një performancë e mirë kundër Nigerisë u pasua me një shfaqje vendimtare dhe një gol të shkëlqyer kundër Argjentinës, megjithëse falë gabimit të Willy Caballero.

Sulmuesi i  Eintracht Frankfurt ka rritur mjaft kohë për të ndihmuar yjet e formuar si Modric, Rakitiç dhe Mario Mandzukic.

Yann Sommer,

Portieri i Borussia Monchengladbach ishte një nga lojtarët kryesorë në barazimin e Zvicrës kundër Brazilit, performanca e tuj e mirë  u pasua edhe në ndeshjen ndaj Serbisë në të cilën Zvicra e fitoj me rezultatin 2-1.

Ahmed Musa

Ndeshja spektakolare kundër Islandës ishte një nga performancat më të mira të sulmuesit të Nigerisë në këtë turneut deri tani.

Të dy golat ishin të shkëlqyer,ndërsa klubi afrikan po ëndërron për të kaluar më tej falë sulmuesit të CSKA.

Juan Quintero

Mesfushori kolumbian ka bërë dy shfaqe të shkëlqyera Rusi, ai shënoi një super gol kundër Japonisë dhe ishte lojtari më i mirë atë ndeshje.

Quintero tregoj një tjetër klasë në fitoren e tij Kolumbi kundër Polonisë.

 Hirving Lozano

Dy ndeshje ka luajtur Meksika në këtë Kupë Bote dhe mesfushorit Lozano i kanë mjaftuar për të shtuar statusin e tij të herojtë në Meksikë.

Në ndeshjen e parë, ai tronditi kampionët në fuqi të Gjermanisë ku mesfushori i PSV shënoj edhe golin e vetëm në atë takim por performancë e shkëlqyer vazhdoj edhe kundër Koresë së Jugut, ku skuadra meksikane mori , fitore e dytë në Grupin F.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

“Infermieria” e JUVENTUSIT/ DE SCIGLIO përsëri “ko”, DYBALA pritet të…

Isa.Autor

Spaleti mesazh Ikardit: Ik nëse dëshiron

Sadik.Autor

Lumë golash në Serie A, sukses për Berishën dhe Ajetin, ndalet Gjimshiti (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment