Bundesliga Futboll Sport

NUK NDALET SË PRODHUARI LOJTARË/ Bayern zbulon Thiago-n e ri brenda vetes, është gati për ekipin e parë

“Fabrika” e Bayern Munich nuk ndalet së prodhuari lojtarë. Gjiganti bavarez e la Thiago Alcántara të largohej verën e kaluar, edhe pse qe mesfushori kyç në sukseset e arritura në vitin 2020, veçanërisht në fazën finale të Ligës së Kampionëve. Kampionët gjermanë tashmë kanë gjetur atë që e konsiderojnë trashëgimtar të spanjollit: Torben Rhein. Mesfushori gjerman 18-vjeçar, shumë i ri, është ylli i madh i Bayern Munich U-19.

Ai ka kaluar dhe shkëlqyer nëpër të gjitha kategoritë e ulëta të ekipit bavarez deri më tani dhe u përfshi tri javë më parë nga “The Guardian” në listën e gjeneratës tjetër më premtues. Në zyrat e ekipit të Mynihut tashmë po konsiderojnë ta kalojnë në ekipin e parë sezonin e ardhshëm dhe ta mbrojnë me një kontratë të shkëlqyeshme, në mënyrë që të mos largohet nga kampioni aktual i Europës. Në fakt, sipas informacionit të “Bild”, lojtarit, i cili ka rinovuar një sezon më shumë, tashmë i është dhënë një ofertë e shkëlqyeshme afatgjatë, e cila tregon se do të pranojë.

Me këtë veprim, Bayerni tregon se po rinovon ekipin kampion që për 9 vite ka vendosur “tiraninë” në Bundesliga dhe lufton për nivelet më të larta në Evropë. Një shembull i kësaj qasjeje në vitet e fundit kanë qenë Gnabry, Kimmich dhe Davies, për shembull, praktikisht të panjohur derisa u bënë kryesorë në atë që tani konsiderohet skuadra më e mirë në kontinent. Besimi te Rhein është basti i fundit i madh.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Gati shkëmbimi i bujshëm PSG-Real Madrid për yjet…

Delo.autor

LIVE/ EURO 2020: Nisin kualifikueset, Italia për prestigj. Spanja e Zvicra duan fitoren

Delo.autor

“PEKIN 2022″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, karantinë për të pavaksinuarit

Delo.autor

Leave a Comment