Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Hoxhallari: Është një nga skuadrat pretendente për titullin kampion

Erjon Hoxhallari është i bindur që Tirana e tij tani ka fatin me vete në derbi. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kapiteni i bardhebluve u shpreh se ajo me Partizanin në derbi ishte një fitore shumë e rëndë.

Sipas Hoxhallarit, ndoshta tani fati i Partizanit në derbi është thyer dhe do të jenë bardheblutë ata që do të dominojnë atë. “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Na shijoi shumë në fushën e lojës. Të fitosh derbin është gjithmonë diçka e madhe dhe një kënaqësi e veçantë. Shpresoj që fatin e derbit që ka pasur Partizani ta kemi ne në vazhdimësinë e kampionatit. Për shumë kohë e fitonin ata këtë ndeshje. Shpresoj që gjërat të jenë thyer dhe fitoret të jenë në krahun e Tiranës. Pra, të jetë derbi ynë. Ne do të bëjmë maksimumin në çdo takim”, është shprehur “Hoxha”, siç i thërrasin shokët.

TITULLI – Kapiteni nuk zhvbilancohet kur bëhet fjalë për çështjen titull. E di shumë mirë se është vetëm java e 6-të e kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Tirana ka punë të gjatë përpara për të nisur arratinë e titullit. “Për sa i përket rrugës drejt titullit, gjithçka duhet ta marrim me qetësi. Kjo ndeshje kaloi. U harrua. Përpara kemi një ndeshje të fortë në Shkodër. Kundërshtari është i fortë. Ndeshjet duhet t’i marrim një nga një dhe të mos kalojmë në eufori.

Takimet duhet t’i marrim një nga një për të marrë sa më shumë pikë”, tha mbrojtësi. Në Shkodër, Tirana luan të shtunën sfidën me Vllazninë. Hoxhallari ka fjalë pozitive për Vllazninë, duke i renditur shkodranët në pretendentët për titullin kampion. “Vllaznia është një skuadër shumë e mirë. Dy sezonet e fundit po bën gjëra të mëdha në fushë dhe paçka ndeshjes së fundit duhet vlerësuar. Besoj se është një nga skuadrat pretendente për titullin kampion”, mbylli Erjon Hoxhallari.

Related posts

KASTRIOTI-SKËNDERBEU/ Pas një topi të mbetur në zonë, Viktor ndëshkon “Krutanët” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Skënderbeu

Delo.autor

LIVE/ Po luhet derbi i Londrës Arsenal-Tottenham, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment