Futboll Sport

Thiago Silva sërish në Moskë/ Braziliani dikur preku vdekjen tani kërkon ”parajsën”

Ndërsa Thiago Silva ndodhet në Rusi për të luajtur në Kupën e Botës, ai nuk do të harrojë asnjëherë momentin e makthit më të keq në jetën e tij. Trembëdhjetë vjet më parë, ylli brazilian pothuajse vdiq nga sëmundja e tuberkulozit në një spital të Moskës dhe shpëtoi vetëm nga ndërhyrja e mjekëve rusë. Ai kaloi gjashtë muaj i vetëm në një dhomë, duke pasur frikë se nuk do të ishte në gjendje të luante përsëri futboll. Ato ditë ishin torturë absolute, por tani ai rikthehet në Rusi si një superstar me eksperiencë dhe i etur për trofe. A mundet Rusia të shpëtojë karrierën e tij ndërkombëtare pas shpëtimit të jetës së tij?

Ju mund të pyesni se si u gjend Thiago Silva në Moskë në vitin 2005. Përgjigjja është e thjeshtë, edhe pse shumica nuk e dinë se ai u transferua tek Dinamo Moskoë nga Porto në janar të atij viti, bashkë me disa lojtarë të tjerë portugezë. Mbrojtësi 20-vjeçar ishte praktikisht një anonim në atë periudhë dhe nuk kishte luajtur asnjë minutë të vetme për gjigantët e Portugalisë, por kishte luajtur për ekipin e rezervave në kategorinë e dytë. Por agjenti Jorge Mendes e rekomandoi atë si një yll në rritje, dhe klubi rus nuk hezitoi të paguante 4 milion euro.

Historia mund të kishte qenë ndryshe. Oleg Romantsev, ish-trajneri i Spartakut dhe Rusisë i cili konsiderohet si një nga specialistët më të mirë në vend, u zgjodh për të stërvitur koloninë portugeze nga presidenti Fedoryçev dhe u impresionua nga mbrojtësi gjatë stërvitjes së tij të parë. “Djaloshi është i shkëlqyeshëm,” deklaroi Romantsev më pas. Por nga ana tjetër mjeku i ekipit nuk ishte aq i kënaqur, sepse Thiago u lodh shumë shpejt.

Më vonë u zbulua që të gjithë lojtarët ishin transferuar pa zhvilluar kontrollet mjekësore, dhe analizat e para treguan që braziliani ishte i sëmurë. Simptomat ishin këto: temperaturë e lartë, kollitje, djersitje. Në fillim, ekipi mjekësor mendonte se bëhej fjalë vetëm për një ftohje. Pak ditë më vonë, kur situata nuk po ndryshonte, ata u shqetësuan dhe e dërguan në spital për kontrolle të tjera. Rezultatet ishin të frikshme: Thiago ishte i sëmurë me tuberkuloz dhe kishte rreth nëntë muaj me këtë sëmundje. “Nëse sëmundja do të ishte zbuluar disa javë më vonë, ai do të kishte vdekur”, deklaroi mjeku.

Vdekja dukej shumë afër. Fundi i karrierës së mbrojtësit ishte i mundshëm, sepse stafi mjekësor ishin të idesë që pjesa më e madhe e mushkërisë së tij të djathtë duhej hequr për të rritur shanset e mbijetesës. Thiago refuzoi, por qëndrimi në spital ishte jashtëzakonisht i vështirë. Gjendja e tij u përmirësua vetëm kur erdhën prindërit dhe e dashura e tij dhe jetuan praktikisht me të në Moskë.

Dinamo i pagoi të gjitha faturat, por nuk u mbështet kurrë te lojtari. Klubi ishte i kënaqur që Thiago nuk kishte infektuar lojtarë të tjerë në skuadër. Kontrata e tij u shfuqizua kur doli nga spitali dhe mbrojtësi vendosi të rikthehej në atdhe. Për një moment ai vendosi të linte futbollin, por ishte mamaja e tij që e bindi të vazhdonte.

E megjithatë, fati shpeshherë të rezervon surpriza. Moska është një qytet shumë i veçantë për Thiago-n, dhe është momenti për të reflektuar. Ai mund të kishte vdekur në vitin 2005, por ka zhvilluar një karrierë fantastike në vend të kësaj, dhe tani ai është kthyer në vendin ku kaluar përvojën e tij më të keq.

Related posts

DËMTIMI I RËNDË/ Ja mesazhi RRËNQETHËS i Thiago Alcantarës për yllin e BARÇËS

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Është rritur në Itali, Tirana drejt marrëveshjes me mbrojtësin 20-vjeçar…

Delo.autor

E PAPRITUR/ Dënohet SUPER futbollisti i JUVNETUSIT, nuk e braktis ekipin në CHAMPIONS

Isa.Autor

Leave a Comment