Futboll Sport

Tifozët e Australisë vënë në alarm rusët: Këta të lënë pa birrë!

Australia u mund nga Franca me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, ndeshje e luajtur të shtunën pasdite, por kjo nuk i ndali 15,000 tifozët e tyre që të pushtonin qendrën e qytetit të Kazanit atë natë.
Ndeshja e Socceroos ishte e para prej katër ndeshjeve që u zhvillua të shtunën, që do të thotë shumë kohë ne dispozicion për tifozët që të organizonin një mbrëmje festive në kuadër të Kupës së Botës. Rruga Baumana në qendër të Kazan, një vend shumë popullor për turistët, priti shumë australianë që festuan gjatë gjithë natës. Në një lokal të vetëm u boshatisën 4 fuçi birre, ndërsa në një tjetër u konsumuan 450 litra.


Evgeni, banakieri kryesor tek Gudini Bar, i tha gazetës Sydney Morning Herald: “Burrat australianë janë si rusët, jemi të njëjtë, sepse pimë shumë. Në mëngjes, nuk kishim më birrë në lokal. E gjithë sasia ishte konsumuar. “Kishim shumë punë, ishte shumë kënaqësi, sepse shumë njerëz australianë erdhën në lokalin tonë dhe pinë gjithë natën. Nuk e di saktësisht se sa gota birre kam shërbyer natën e kaluar, por mendoj se kanë qenë një milion. “Kam fjetur vetëm tre orë. Sapo u zgjova, shkova në një dyqan birre dhe bleva 450 litra birrë për djemtë australianë, sepse nuk i dihet sesa do vijnë kësaj here”.


Banakieri i lokalit Republika Alija tha: “Ishte një natë e veçantë, kanë pirë gjithë natën deri sa e përfunduan komplet birrën, ata shohin futboll dhe pinë vetëm birrë, nuk di si ta shpjegoj”. Një nga benefitet e organizimit të eventeve të tilla, është edhe fakti që mund të jetë shumë fitimprurës për bizneset e ndryshme.

Related posts

SHIHET SI NJË TALENT PREMTUES NË GJERMANI/ Bayern shumë pranë akordit me futbollistin shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

Juventusi ka një propozim të ri për Milanin për të arritur tek Bonucci (DETAJE)

Isa.Autor

Milan nuk do t’ia dijë për UEFA-n, gati 2 transferime të reja në janar

Q.Autor

Leave a Comment