Futboll Sport

Dybala: Botërori? Nuk kisha frikë në asnjë moment

Pas barazimit kundër Islandës, Argjentina ka edhe dy ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen kundër Kroacisë, ku nuk mund të gabojë. Nga ata që shpresojnë të kenë një shans është Paulo Dybala, i cili qëndroi në stol gjatë ndeshje së parë.

“Në çdo stërvitje ndihem si të isha titullar, – thotë juventini. – Jam optimist dhe e ndjej se do të kem një mundësi. Për më tepër, nëse do të isha i mërzitur apo i nevrikosur nuk do të arrija asgjë. Nuk do të ishte mënyra e duhur për të reaguar.”

Për shumë tifozë të Argjentinës, sulmuesi i Juventus duhet të luajë në krah të Messi, i cili u bë protagonist negativisht me penalltinë e humbur në barazimin 1-1 ndaj Islandës. “Leo është i pari që ka dëshirë të reagoj. Ne jemi të gjithë në krah të tij dhe kemi shumë besim që do të na ndihmojë të fitojmë ndaj Kroacisë.”

Vendi i Dybala te Argjentina ka qenë në dyshim deri në fund: “Nuk kam pasur asnjëherë frikë se nuk do të grumbullohesha për në Rusi. Kam punuar gjithmonë në maksimum të mundësive dhe kam besim te ajo që mund të bëj.”

Related posts

HISTORIKE NË KËRCIM ME SHKOP/ Atleti Suedezi Duplantis thyen rekordin 26-vjeçar të Sergei Bubkës

Delo.autor

“DUHET TË VESH TRURIN NË PUNË, KËMBËT DHE ZEMRËN NË FUSHË”/ Conte: Ne duhet të kombinojmë cilësitë teknike dhe…

Delo.autor

SULMOHET ASHPËR ISH-INTERISTI/ Ray Parlour: Nuk është profesionist, mendon vetëm për paratë

Delo.autor

Leave a Comment