Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Tifozi që bëri 9 orë RRUGË për të parë ndeshjen, por e PABESUESHME çfarë i ndodhi

Tifozët janë gati të bëjnë gjithçka për të ndjekur skuadrën e tyre në këtë Botëror. Këtë e di mirë një anglez, i cili nuk priste gjë tjetër vetëm që të ndiqte ndeshjen e Grupit G mes Anglisë dhe Panamasë, por nuk priste që gjërat të merrnin një kthesë të papritur.

Douglas Moreton, ky është emri i tifozit nga Bristol, ka bërë një rrugë të gjatë prej nëntë orësh për të ndjekur ndeshjen e Anglisë, por pasi ka mbërritur në Novgorod ka kuptuar se kishte harruar biletën në shtëpi.

Historia nuk mbaron këtu, sepse në ndihmë të tij kanë shkuar rrjetet sociale, ose më mirë Dan Howells, kronisti i ITV (televizion britanik), që ka vendosur ta ndihmojë tifozin e pafat. Gazetari ka shkruar në profilin e tij në Twitter:

“Ky është Douglas. Sapo jemi takuar afër stadiumit dhe ka zbuluar se e ka lënë biletën në shtëpinë e tij në Bristol. Nëse dikush mund të na ndihmojë të gjejmë një, më njoftoni”.

Populli i internetit është vënë menjëherë në lëvizje për të ndihmuar Douglas Moreton, por kur “Sport Options, një kompani udhëtimesh e specializuar në sport, ka arritur të gjejë biletën, ka qenë tifozi që është zhdukur.

Atëherë, gazetari ka shkruar një mesazh të ri, këtë herë për të gjetur Douglas, që nuk kishte as celular. “Kemi një biletë për Douglas, por në fillim duhet ta gjejmë. Nëse e shikoni, i thoni të shkojë te recepsioni i hotelit, sa më shpejt!”, kishte shkruar ai, por që më pas nuk është bërë e ditur nëse ai e ndoqi ndeshjen e Anglisë.

Related posts

DEL E VËRTETA/ Juve-Inter: Ja pse tifozët zikaltërt BOSHATISËN sektorin e tyre (VIDEO)

Isa.Autor

MORI OFERTË JOSHËSE NGA MILAN/ Tare merr vendimin final, ja e ardhmja e tij

Delo.autor

ECURIA NË BOTËRORIN 2022/ Magjistari “Flick”, Gjermania në trajektoren e… Katarit

Delo.autor

Leave a Comment