Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Tifozja e moshuar kolumbiane burgoset pasi vjedh 3 euro nga xhepi i rusit

Një tifoze e vjetër nga Kolumbia ka vjedhur 200 rubla nga xhepi i një qytetari nga Moska në qendrën e kryeqytetit si dhe biletën e ndeshjes mes Meksikës dhe Gjermanisë, pasi kishte përfunduar ndeshja.

Sipas burimeve, incidenti ka ndodhur në mbrëmjen e 17 qershorit pranë metrosë Park Kultury.

“Në hyrje të metrosë, policët kanë arrestuar një grua kolumbiane të datëlindjes 1962, pasi ajo kishte vjedhur 200 rubla nga xhepi i djathtë i pantallonave të një rusi 31-vjeçar si dhe dy bileta të ndeshjes që ishte luajtur mes Meksikës dhe Gjermanisë,” shkruan burimi.

Po sipas burimit, gruaja është denoncuar për vjedhje. Incidenti është raportuar edhe në ambasadën kolumbiane.

Related posts

ZYRTARE/ Skuadra e Bundesligës shkarkon teknikun gjerman, rikthen pas 18 viteve ish-trajnerin…

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË KORÇË/ “Verilindorët” dhe Skënderbeu ndajnë pikët

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË MERKATON E VERËS/ Tottenham gati 52 milionë euro për sulmuesin e Betis…

Delo.autor

Leave a Comment