Futboll Sport

Tirana me Laçin arrijnë marrëveshjen, zyrtarizohet përforcimi i parë

Laçi ka bërë lëvizjen e bërë në merkato pas përzgjedhjes së trajnerit të ri Besnik Prenga. Kurbinasit kanë arritur marrëveshjen me Tiranën për të huazuar mbrojtësin e majtë Erjon Hoxhallari të Tiranës. Lajmi është i konfirmuar nga zyrtare të klubit kurbinasit, ndërkohë që sot bardhezinjtë nisin përgatitjet për sfidat e Europës. Mbrojtësi i majtë do të vihet nën urdhrat e trajneri Prenga, i cili më pas do të përcaktoje së kush luan titullar. Në atë pozicion kurbinasit kanë edhe Taulant Sefgjinin.

Kurbinasit po përgatiten edhe për lëvizje të tjera, ndërkohë që sot në stërvitje pritet të shihen lëvizjen e bëra. Drejtuesit e Laçit po punojnë që të përforcojnë ekipin, teksa aktualisht objektivi kryesor është që të afrojnë një mbrojtës qendre, pasi janë larguar Qaqi e Lulaj. Veç Gjonit, alternativa tjetër është ajo e Fangajt, por shkodrani me shumë mundësi do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, nëse nuk gjendet ndonjë lojtar tjetër.

Sulmi është reparti tjetër që duhet përforcuar. Me largimin e Reginaldos i vetmi lojtar që luan në atë pozicion është i riu Redon Xhixha, ndërkohë që mund të përshtatet edhe Uzuni. Gjithsesi kërkohet që të afrohet një lojtar që të garantojë gola. Po punohet intensivisht për gjetjen e një lojtari të tillë. Në vend janë të pakta alternativat dhe me shumë mundësi do kërkohet të gjendet një zgjidhja nga jashtë vendit. Koha nuk është në favorin e bardhezinjve, pasi ndeshjet e Europës luhen pas një muaji dhe gjatë kësaj periudhe ekipi pritet të kryejë disa ndeshje miqësore dhe të jetë gati.

Related posts

DY “KUQEZINJ” TË MBETUR NË TRIBUNË/ Ja lojtarët e “sakrifikuar” nga Edi Reja te Kombëtarja

Delo.autor

“Sirena” kosovare për mesfushorin e Kukësit/ Do flas me presidentin, kjo është shtëpia ime e dytë

Sadik.Autor

Kukësi bën “goditjen” e parë në merkato, afron portierin e Kosovës

Sadik.Autor

Leave a Comment