Futboll Sport

Tite kundër VAR: Brazili nuk do mëshirë…

Trajneri i Brazilit, Tite deklaroi pas fitores in-extremis, kundër Kosta Rikës, me rezultatin 2-0, në atë që ishte ndeshja e dytë në Grupin E, për Kupën e Botës “Rusi 2018” se “gjëja më e rëndësishme ishte që nuk u dorëzuan”, pasi ai u kishte thënë lojtarëve se “do të kishin afërsisht 95 minuta për të provuar të vendosin fatin e ndeshjes. Në përfundim rezultoi të ishin 97 minuta”.

Ishte pikërisht në minutën e 91’ kur Coutinho kaloi në avantazh Brazilin, ndërsa Neymar vulosi gjithçka në të 97’, për konfirmuar fitoren e parë të Brazilit në këtë Kampionat Botëror. “Mund ta kemi nisur ndeshjen të nervozuar, sepse normalisht ka një kompononent të lartë emocional, por luajtëm një pjesë të dytë shumë të bukur. Brazili nuk e dëshiron dhe as nuk i duhet ndihma. Ne duam të jemi më konkurues dhe të fitojmë në atë mënyrë”, deklaroi Tite pas fitores së Brazilit, që tashmë numëron 4 pikë.

 

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GENOAS/ Allegri: Ronaldo nuk do grumbullohet, De Ligtin do ta…

Delo.autor

Guardiola koshient: Nuk mund të shpenzojmë nga 300 milionë paund për çdo sezon

Sadik.Autor

MPOSHTI DY HERË BETEJËN ME KANCERIN/ Luftëtari 21-vjeçar firmos me klubin e La Ligas…

Delo.autor

Leave a Comment