Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Dinamo. Rezulati 1-0

Derbi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit do të jetë shumë më i rëndësishëm, për faktin se përballë vihen dy skuadra të cilat janë në krizë.

Mungesa e rezultateve e të dy skuadrave kryeqytetase lë pak vend për gabime, për të mos dalë jashtë objektivave sezonalë. Partizani ka një avantazh prej 2 pikësh ndaj Dinamos në renditje dhe të dy skuadrat tani shohin edhe pas tyre se mund tu afrohen rrezikshëm përsëri skuadrat që luajnë për mbijetesën.

 

LIVE/ Partizani – Dinamo 1-0

71′ Mala

MINUTË PAS MINUTE

85’ Në sulm vetëm Dinamo tani, me Partizanin e kthyer për të mbrojtur rezultatin.

83’ Gjata ka një mundësi ideale për të rrezikuar portën e Partizanit pas një rrotullimi më qendër të zonës, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit të Teqjes.

81’ Harkim nga e djathta e sulmit të Partizanit për Zhunior, sulmuesi devijon por jo drejt portës. Sfera shkon te Rrapaj i cili mundohet të krijojë hapësirë por në momentin e tentativës së tij rrëzohet pas një kontakti me Siljanovcskin.

78’ Dinamo është më e orientuar drejt sulmit pas golit të të kuqve, ndërsa Partizani mundohet të qarkullojë topin.

72’ GOOOL Partizani. Pas një kundërsulmi të shpejtë është Mala ai i cili shfaqet para portës dhe çon sferën në rrjetë.

68’ Gjata hyn në fushë në vend të Çinedu me Shkëmbin që kërkon më shumë forcë në sulm.

67’ Bakaj ndëshkohet me të verdhë pasi del nga fusha e lojës dhe shkon të komunikojë me tifozët.

64’ Cara ka mundësinë të shënojë nga ana tjetër e fushës pas një harkimi të A. Markut. Gjuajtja e tij me kokë është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë.

63’ Çinedu tenton eurogolin. Sulmuesi godet nga distanca pasi fiton sferën rreth 35 metra larg katërkëndorit. Teqja devijon mbi traversë.

62’ Mala pason te Stenio Zhunior në të djathtë, sulmuesi gjuan menjëherë por kontakti me topin është plotësisht i gabuar me sferën që përfundon larg kuadratit.

59’ Sidibe është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas një faulli ndaj Rrapajt në mesfushë.

58’ Kundërsulm i shpejtë i Demirit i cili nis Ibraimin në krahun e djathtë. Gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Teqjes.

52’ Moment i shkëlqyer i Dinamos e cila i afrohet avantazhit. Teqja ndal Haxhiun por sfera shkon te Ibraimi me portën e boshatisur. Gjuajtja e tij ndalet nga Belica mbi vijën fatale.

 

47’ Parizani e nis furishëm pjesën e dytë. Herald Marku lëshon një predhë nga e majta, por Bakaj grushton përsëri.

46’ Nis me zëvendësim pjesa e dytë e derbit. Haxhiu merr vendin e Skukës në fushën e lojës te Dinamo.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 0-0.

45’+1’  Kundërsulm i Partizanit, aksion i gjatë i të kuqve me Kaçen i cili nxjerr A. Markun në fundore në të djathtë, por pasimi i mbrojtësit në qendër largohet nga blutë.

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

44’ Kundërzbritje e rrallë e Dinamos, Çinedu sheh Skukën në të majtë dhe pason menjëherë për të, por sulmuesi nuk ka shënjestrën e duhur.

42’ Rrapaj nga e djathta sheh hapësirë dhe hyn në zonë, pasimi i tij në qendër devijohet nga Cara por jo siç duhet sa për të kthyer sferën drejt rrjetës dinamovite, me topin që fluturon larg katërkëndorit.

41’ Dinamo është e mbyllur në zonë e saj, me Partizanin që po provon me çdo mënyrë të gjejë golin me harkime nga krahët.

36’ Provon edhe Cara nga distanca me një gjuajtje të fortë, sfera përfundon jo larg katërkëndorit të Bakajt.

34’ Mrekulli e Teqjes! Pas një goditje nga këndi të ekzekutuar me skemë, Mihana shfaqet i vetëm dhe godet në portë, duke gjetur përgjigjen e gardianit të të kuqve.

28’ Stenio Zhunior humb mundësinë e artë për të shënuar. Herald Marku harkon në mënyrë perfekte nga e majta, Stenio Zhunior është i vetëm dhe gjuan me kokë, por gjen Bakajn i cili grushton tentativën e tij.

27’ Predhë nga distanca e Rrapajt, Bakaj grushton me vështirësi goditjen e mesfushorit.

26’ Tjetër rrëzim në zonën e Dinamos. Këtë herë është Sembene pas një goditje nga këndi, por gjyqtari Bajramaj përsëri nuk ndërhyn.

21’ Pasim thuajse perfekt për Stenio Zhunior në zonë, por ky i fundit nuk kontrollon mirë topin dhe më pas rrëzohet falë një kontakti me Sofranac. Lojtari kërkon penallti, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

18’ Skuadrat janë shumë më të kujdesshme tashmë, duke mbyllur çdo hapësirë e mos lejuar që kundërshtarët të tentojnë portën.

12’ Ibraimi përgjigjet po me një goditje dënimi, por sfera fluturon mbi traversën e portës së Teqjes.

8’ Goditje dënimi e Zhunior që jep iluzionin e golit. Braziliani gjuan dhe topi prek rrjetën e jashtme.

2’ Ibraimi mundohet të përfitojë menjëherë nga një rivënie e Teqjes, por nuk arrin t’i ndalojë topin gardianit.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të Dinamos.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Barcelona-Villarreal

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan “sakrifikon” Franck Kessie për yllin e Serie A…

Delo.autor

Prapaskena/ Dy pjesëtarë të familjes nuk e kanë pritur mirë transferimin e RONALDOS 

Isa.Autor

Leave a Comment