Futboll Seria A Sport

PROJEKTI I RI PËR NDËRTIMIN E STADIUMIT/ Tifozi i thekur i Interit kënon: Dritat në “San Siro” nuk do ndizen më…

Roberto Vecchioni në vitin 1971 këndonte “Luci a San Siro”, një këngë dashurie, me magjikun San Siro në sfond. Në fund këngëtari i famshëm milanez, tifoz i thekur i Interit, këndon: “Luci a San Siro non ne accenderanno piu”.

“Dritat në San Siro nuk do ndizen më”, sepse rinia kalon dhe mbeten vetëm kujtimet. Ndoshta kjo vlen edhe për stadiumin mitik ku Milani e Interi kanë fituar e festuar suksese pa fund.

Tani në San Siro në vend të dritave mund të ketë vetëm fadroma, sepse prishja e stadiumit është gjithnjë e më pranë.

Interi e Milani janë gjithnjë e më të bindur për të nisur një projekt të ri, për të ndërtuar një stadium “fringo”, aty ku aktualisht është zona e parkimit të stadiumit.

Milani ka kohë që e ka propozuar si ide, tani edhe Interi duket se po bindet për të hequr dorë nga ristrukturimi i stadiumit aktual. Kështu, dy klubet pritet që brenda fundit të prillit t’i paraqesin Komunës Milano planin për të ardhmen, shkruan Gazzetta dello Sport.

Një lajm i shkëlqyer për Milanin, që ka kohë që kërkon të ndërtojë një stadium të ri, edhe për faktin se pronarët e klubit, grupi Elliott, kërkon të vlerësojë në maksimum klubin dhe brenda 3-4 vitesh duhet nisur nga puna për stadiumin e ri, që do të ishte një arsye madhore që klubi të vlente shumë më tepër sesa tani, që San Siro është në pronësi të bashkisë.

Related posts

PERLË NGA VLORA/ Lojtarët e Flamurtarit tregojnë muskujt pasi mundën Partizanin (FOTO)

Isa.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Lojtarët shpërndajnë ndihmat: Partizani i gjendet pranë të prekurve

Delo.autor

SHKËLQEU ME ITALINË NË “EURO 2020″/ Bayern Munich gati të ofrojë për sulmuesin Chiesa shifrën prej…

Delo.autor

Leave a Comment