Futboll Sport

PAMJET/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

Serxho Aguero ka udhëtuar mbrëmjen e djeshme për në Katar për të qenë afër ekipit të tij kombëtar, Argjentinës.

Në një video të postuar nga vetë ish-sulmuesi argjentinas në profilin e tij të rrjeteve sociale, atij i ka ndodhur një gjë e pakëndshme gjatë fluturimit me avion.

34-vjeçari është gjendur mes tifozëve brazilianë, të cilët në avion ishin duke kënduar kore dhe kërcyer, duke “bezdisur” disi ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Mançester Sitit gjatë fluturimit për në Katar.

Aguero me anë të një postimi ka shkruar: “I gjithë udhëtimi ishte kështu”, duke e bërë disi humoristike situatën.

VIDEO

Related posts

BËMA E FUNDIT E ALEGRIT/ Kërcënime ndaj gazetarit: Drejtor m.., shkruaj të vërtetën. Të shkul veshët dhe thyej turinjtë

F.autor

“PLAS LUFTA” TIFOZERI-JUVENTUS/ Ultrasit shfaqin parulla kundër “Zonjës së Vjetër”: Të paaftë dhe pa respekt…

Delo.autor

MBROJTJE TË RE NË EKIP/ Liverpool ndërton murin e së ardhmes, rinovon edhe një talent

Delo.autor

Leave a Comment