Futboll La Liga Sport

Trajneri i ri zgjidhet të enjten/ Zbuloni emrat që janë në garë për stolin e Realit

Dorëheqja e Zinedine Zidane edhi si një rrufe në qiell të pastër e cila natyrisht gjeti të papërgatitur edhe drejtuesit e Realit të Madridit. “Los Blancos” janë vendosur në kerkim të një pasuesi dhe për ti dhënë sa më shumë kohë trajnerit të ri duhet që të vendosin shumë shpejt se kujt do ja japin në duar çelsat e kampionëve të Europës.

Sipas mediave në Spanjë, presidenti Florentino Perez kërkon që deri të enjtën të jetë vendosur trajneri i ri i “merenguesve”. Kupa e Botës ngadalëson operacionet e merkatos dhe për këtë arsye drejtuesit e Realit do të tentojnë të mbyllin gjithçka përpara startit të Botërorit.

Në “pole position” vijon të jetë Mauricio Pochetino, megjithëse presidenti i Tottenhamit Levy nuk është ende i gatshëm t’i hapë dyert largimit të argjentinasit, ndërkohë që një tjetër kandidaturë e fortë është ajo e Gutit. Ish lojtari i Realit konsiderohet edhe nga kompanitë ë basteve si një ndër alternativat me më shumë kredite për të marrë drejtimin e “Los Blancos”. Një tjetër pretendent është trajneri aktual i Brazilit, Tite. Ky i fundit është i gatshëm të braktisë përfaqësuesen “verdeoro” pas Botërorit për t’iu bashkuar madrilenëve. NJë gjë është e sigurtë që do të jetë shumë e vështrië të përsëritet ajo c’ka Zidane realizoi me “Los Blancos”.

Related posts

Merkato e janarit/ Milan komunikatë zyrtare, dëshpërohen tifozët

Q.Autor

ANGLI-DANIMARKË/ Trajneri Southgate: Nuk kemi luajtur kurrë një finale dhe do të jetë një mundësi e artë për…

Delo.autor

Sidrit Guri në Belgjikë, zyrtarizohet kontrata për tri vite: Kampionati belg perfekti për mua!

Sadik.Autor

Leave a Comment