Futboll Sport

Treshja e sulmit e dëmtuar, Belgjika mund të bëjë ndryshime të mëdha për Anglinë

Trajneri i Belgjikës Roberto Martinez konfirmon se mund të bëjë ndryshime të mëdha për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë të enjten.

Djajtë e Kuq e kanë siguruar kualifikimin pas fitores 5-2 ndaj Tunizisë, por pas ndeshjes, trajneri Marzinez ka konfirmuar se treshja e sulmit Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Dries Mertens kanë pësuar dëmtime gjatë takimit.

Ata rrezikojnë të mos jenë në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Anglisë, që do të vendose se cili ekip do të kryesojë grupin.

“Do të më duhet të bëj ndryshime të mëdha për ndeshjen ndaj Anglisë.”

Lukaku ka një dëmtim në kavilje, Hazard ka një problem muskulor dhe Mertens ka pësuar një dëmtim të lehtë në këmbë.

Te Belgjika shpresojnë që treshja të rikthehet në formacion për fazën e 1/8.

Related posts

SULMUESI FRANCEZ DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ Lacazette kontakton me drejtuesin e klubit ku u rrit…

Delo.autor

SHEMBULL PERFEKT I NEYMAR/ Prapaskena e vuajtjeve të një rikuperimi nga dëmtimi (VIDEO)

Delo.autor

MISTER NË FRANCË PËR SULMUESIN E ANGERS/ Trajneri Moulin: Është i sëmurë rëndë…

Delo.autor

Leave a Comment