Futboll Sport

Shqiptarët i dhanë fitoren Zvicrës, tifozët serbë sjellje vandale në Vjenë

Fitorja e Zvicrës përballë Serbisë përveç festës së fituesve por edhe mbarë shqiptarëve, ka shkaktuar edhe tensione.

Kështu, në Vjenë raportohet se ka pasur incidente, ku disa tifozë serbë kanë vandalizuar qytetin, shkruan krone.at. Mësohet se serbët kanë nisur të gjuajnë me shishe qelqi nëpër rrugët e kryeqytetit austriak dhe kanë thyer disa dritare, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas kësaj medie në gatishmëri për mbarëvajtjen e kësaj situate janë angazhuar 30 automjete policore, të armatosur me shkopi gome dhe mburoja, ndërsa një helikopter survejonte. Kujtojmë se dje në përballjen për Rusi 2018, Serbia humbi përballë Zvicrës 1-2, ndërsa dy golat u shënuan nga Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhaka.

Related posts

Tifozët e Hajdukut sulmojnë lojtarët e ekipit të tyre, ndërhyn edhe futbollisti shqiptar

Sadik.Autor

Befasohet Chelsea, Tottenhami përmbysë rezultatin

Sadik.Autor

NUK NJEH KURRË PUSHIM/ Strakosha maratonomak, ja shkëndijat e motivimit për portierin

Delo.autor

Leave a Comment